Një tufë prej 20,000 zogjsh shumëngjyrësh prej letre janë instaluar në një katedrale në Bruksel, si pjesë e një vepre arti që mbledh fonde për një spital COVID.
Punimet e ndërtuara me origami, kanë ardhur nga Hong Kongu, Nju Jorku e Tokio pasi artisti belg Charles Kaisin i kërkoi njerëzve që t’i dërgonin zogj prej letre në shtëpinë e tij ose në 160 dyqane në Bruksel.
Për çdo zog të punuar në letër, kompani të ndryshme dhuruan një donacion, duke mbledhur 101 625 euro për pacientët, që po kurohen nga COVID-19 në spitalin Erasmus në Bruksel.
Artisti tha për Reuters se arsyeja përse zgjodhi këtë spital ishte sepse ai kishte kaluar një operacion tepër të vështirë aty dhe se ky spital u kujdes shumë për të.
Kaisin organizoi edhe një ankand arti përmes së cilit mblodhi edhe 300,000 euro të tjera, të cilat i dhuroi për kërkime mjekësore.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.