OBSH: Për mposhtjen e Covid-19 duhet udhëheqje e fortë dhe zbatimi i masave kufizuese

OBSH: Për mposhtjen e Covid-19 duhet udhëheqje e fortë dhe zbatimi i masave kufizuese

OBSH

Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se udhëheqësit që ndërmarrin masa të forta dhe i bindin qytetarët e tyre të përqafojnë masa të reja dhe të vështira për të kontrolluar përhapjen e koronavirusit, do të kenë sukses në mposhtjen e sëmundjes vdekjeprurëse.

Ky vlerësim vjen në një kohë kur zyrtarët shëndetësorë po presin rritjen e numrit të rasteve të COVID-19 në nivel global në 20 milionë, përfshirë 750,000 vdekje. Pavarësisht këtij lajmi jo të mirë, Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së thotë se ka dritë shprese në betejën kundër koronavirusit.

Tedros Adhanom Ghebreyesus thotë se një numër vendesh në rajone të ndryshme të botës kanë qenë në gjendje të vënë nën kontroll përhapjen e virusit herët.

“Zelanda e Re shihet si një shembull global. Gjatë fundjavës, Kryeministrja Jacinda Ardern tha se vendi shënoi 100 ditë pa asnjë rast, ndërsa theksoi nevojën për të qenë të kujdesshëm. Ruanda ka bërë përparim falë një kombinimi të ngjashëm të udhëheqjes së fortë, kujdesit shëndetësor universal, punonjësve shëndetësorë të mbështetur mirë dhe komunikimit të qartë të zyrtarëve të shëndetit publik”, tha ai.

Zoti Tedros tha se vendet që kanë investuar në identifikimin e shpejtë të rasteve të koronavirusit, gjurmimin gjithëpërfshirës të kontakteve dhe kujdesin adekuat klinik për pacientët kanë arritur të thyejnë zinxhirët e transmetimit të virusit. Ai tha se ata që e kanë vënë nën kontroll virusin në mënyrë efektive mund të hapin me siguri vendet e tyre.

“Investoni në elementet thelbësorë të shëndetit publik dhe ne mund të shpëtojmë jetët e njerëzve dhe jetesën e tyre. Vendet që e kanë bërë këtë me sukses po përdorin një qasje që merr parasysh nivelin e rrezikshmërisë për të rihapur segmentet e ndryshme të shoqërisë, përfshirë shkollat. Dhe, ndërsa e bëjnë këtë, ata duhet të vazhdojnë të jenë vigjilentë për zonat e mundshme të nxehta të virusit”, tha ai.

Drejtori i OBSH-së tha se të gjithë duan kthimin e fëmijëve në shkollë. Megjithatë, ai paralajmëroi kundër hapjes së shkollave me nxitim dhe pa garantuar sigurinë e fëmijëve dhe personelit të shkollave.

Deri në gjetjen e trajtimeve dhe një vaksineje efektive, shefi i OBSH-së tha se mënyra më e mirë që vendet mund të përdorin për të mbrojtur njerëzit e tyre nga Covid-19 është zbatimi i masave themelore të mbrojtjes së shëndetit. Në mesin e tyre janë distancimi fizik, përdorimi i maskave dhe higjiena personale.

Ai shtoi se vendet që kanë qenë të suksesshme në vënine në kontroll të koronavirusit, gradualisht dhe me siguri mund të rihapin ekonomitë e tyre. /VOA

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0