Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës numri i të rasteve të konfirmuara me koronavirus ka kaluar shifrën prej 5 milionë. Numri i vërtetë i infektimeve besohet se mund të jetë më i lartë për shkak të kapaciteteve testuese dhe zbulimeve se shumë njerëz që janë të infektuar me koronavirus, nuk kanë asnjë simptomë.

Por, për dallim nga SHBA-ja, Zelanda e Re ka shënuar ditën e 100-të pa asnjë rast të ri me COVID-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi. “Njëqind ditë pas asnjë transmetim të infeksionit në komunitet është një arritje e madhe, megjithatë, siç e dimë të gjithë, nuk mund të lejojmë që të vetëkënaqemi”, tha drejtoresha e përgjithshëm e Shëndetit në Zelandën e Re, Ashley Bloomfield.

Zelanda e Re ka 23 raste aktive, kryesisht qytetarë që janë kthyer nga udhëtimet dhe janë vendosura në qendra të karantinës. Deri më tani, në këtë shtet prej 5 milionë banorësh, janë regjistruar 1,219 raste me koronavirus.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.