Trump: TikTok do të ndalohet në SHBA nëse nuk shitet deri më 15 shtator - Business Magazine Albania

Trump: TikTok do të ndalohet në SHBA nëse nuk shitet deri më 15 shtator

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha të hënën se aplikacioni për shpërndarjen e videove në pronësi kineze TikTok do të “dalë jashtë përdorimit” në Shtetet e Bashkuara, nëse nuk do t’i shitet një firme amerikane deri më 15 shtator. “Do të mbyllet më 15 shtator, përveç nëse Microsoft ose dikush tjetër është në gjendje ta blejë atë dhe të hartojë një marrëveshje”, u tha Trump gazetarëve.

Më herët, kompania amerikane Microsoft, gjiganti i teknologjisë në Shtetet e Bashkuara, ka konfirmuar se është duke vazhduar bisedimet për blerje të operacioneve të aplikacionit kinez, TikTok në territorin amerikan. Shefi i Microsoftit, Satya Nadella ka zhvilluar një bisedë me presidentin amerikan, Donald Trump rreth kësaj çështjeje, ka thënë kjo kompani.

Microsoft ka theksuar se “vlerëson rëndësinë” e shqetësimeve të Trumpit për këtë aplikacion. Zyrtarët e SHBA-së kanë thënë se TikTok paraqet një rrezik kombëtar për shkak të trajtimit që u bën të dhënave personale. Drejtori i Përgjithshëm i TikTok, Kevin Mayer tha në një postim javën e kaluar se kompania ishte e angazhuar të zbatonte ligjet e SHBA-së.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0