Apple kapërceu gjigantin e naftës saudite Aramco, dhe u bë kompania me vlerën më të lartë të tregut në botë. Pas njoftimit të fitimeve tremujore, aksionet e Apple u rritën 10.47 përqind, duke e çuar vlerën e tregut të kompanisë në 1.84 trilion dollarë.
Saudi Aramco, e cila ka qenë kompania më e vlefshme që nga dalja në publik vitin e kaluar, tani ka një vlerë prej 1.76 trilion dollarë. Fitimet e mëdha të Apple në tremujorin e tretë fiskal, të njoftuar të enjten, rritën çmimin e aksioneve.
Kompania e ka marrë veten nga rënia pandemike në Mars. Aksionet janë rritur më shumë se 44% këtë vit. “Përkundër goditjeve nga koronavirusi, Apple ka rritur të ardhurat me 14%, në çdo segment dhe në çdo pjesë të botës,” thotë analisti i bankave Morgan Stanley.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto