Banka Botërore ka miratuar një financim prej 15 milionë eurosh për Shqipërinë, si mbështetje në luftën kundër Covid-19. Financimi do të përdoret për të forcuar shërbimet e shëndetit publik dhe për të mbrojtur jetën e grupeve më të rrezikuara nga virusi.
Fondi do të përdoret për të shtuar testimet në popullsi, të siguruar furnizime për të forcuar mbikëqyrjen dhe gjurmimin e kontaktit; për të investuar në kujdesin shëndetësor dhe pajisjet laboratorike dhe pajisjet mbrojtëse personale të mjekëve; të rritur numrin e shtretërve të kujdesit intensiv; dhe forcimin e aftësive për të vlerësuar dhe modifikuar kërkesat për distancën fizike. Projekti gjithashtu do të trajnojë stafin mjekësor për të parandaluar infektimet mes tyre.
Lexoni: Qeveria miratoi programin e punësimit për të papunët gjatë COVID-19
Ndërsa Shqipëria ka hyrë në fazën komplekse të rihapjes së ekonomisë së saj, projekti do të ndihmojë edhe në intensifikimin e komunikimeve me publikun.
“Banka Botërore qëndron me popullin e Shqipërisë gjatë kësaj krize të paparë. Unë do të doja të theksoja përkushtimin e jashtëzakonshëm të stafit mjekësor në Shqipëri për të shpëtuar jetën e njerëzve dhe inkurajuar fuqimisht qytetarët që të ndjekin në mënyrë rigoroze distancimin shoqëror dhe masat e tjera kufizuese që synojnë minimizimin e ndikimit të pandemisë “, tha Maryam Salim, Menaxhere e Zyrës së Bankës Botërore për Shqipërinë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto