Presidenti i SHBA, Donald Trump ka bërë thirrje për shtyrjen e zgjedhjeve presidenciale të parashikuara të mbahen në nëntor. Këtë kërkesë ai e ka argumentuar me faktin se votimi me postë mund të çojë në manipulim dhe rezultate të pasakta.
Presidenti amerikan sugjeron shtyrjen e procesit të votimit deri sa populli të ketë mundësi të votojë siç duhet, në mënyrë sekrete dhe të sigurtë.
Deklaratën e papritur, Trump e ka bërë në një postim në Twitter, ku thekson se, zgjedhjet e vitit 2020 mund të kthehen në procesin zgjedhor më të pasaktë dhe më të manipuluar në histori.
“Do të jetë një turpërim i madh për SHBA. Shtyrje të zgjedhjeve deri sa njerëzit të mund të votojnë në mënyrën e duhur, të fshehtë dhe të sigurtë?”, shprehet presidenti amerikan. Gjithashtu Donald Trump thotë se, votimi me postë mund të çojë në ndërhyrje të jashtme.
Sfidues i tij në zgjedhjet e nëntorit është kandidati i Partisë Demokratike, Joe Biden.
Në fillim të këtij muaji, 6 shtete në SHBA po planifikojnë që të zhvillojnë të gjithë procesin zgjedhor me postë, ku mes këtyre vendeve janë California, Utah, Hauai, Colorado, Oregon dhe Uashington.
Të gjithë këto shtete do të dërgojë automatikisht fletët e votimit tek votuesit e regjistruar për t’u kthyer më pas ditën e zgjedhjeve, edhe pse votimi me kuti mund të jetë opsion në rrethana të kufizuara.
Aktualisht, gati gjysma e vendeve në SHBA lejojnë votuesit e regjistruar që të dërgojnë voton e tyre me postë, por kjo mundësohet me kërkesë paraprake.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.