Huawei u bë prodhuesi më i madh në botë i smartfonëve në tre mujorin e dytë të 2020-ës, sipas një raporti nga Canalys.
Pjesa më e madhe e shitjeve erdhi nga Kina ndërsa biznesi ndërkombëtar vuan për shkak të sanksioneve amerikane.
Prodhuesi kinez shiti 55.8 milionë pajisje, 5% më pak se një vit më parë. Samsung, që renditet në vendin e dytë shiti 53.7 milionë, duke pësuar një rënie me 30% krahasuar me një vit më parë. Është hera e parë që Huawei ka zënë vendin e parë përgjatë një tre mujori, një ambicie që e ka prej vitesh.
Lexoni: WhatsApp do të funksionojë me të njëjtin numër në shumë telefona
Por analistët dyshojnë për kohëzgjatjen e kësaj renditjeje, duke qenë se Huawei në tregjet ndërkombëtare nuk shet dot smartfonë, që konsumatorët kanë për t’i blerë. 70% të smartfonëve Huawei i shiti në Kinë.
Në Evropë që ka qenë rajoni kryesor i Huawei jashtë Kinës, tregu ra në 16% krahasuar me 22% që ishte një vit më parë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto