WhatsApp do të funksionojë me të njëjtin numër në shumë telefona

WhatsApp ka ndërmarrë një hap tjetër drejt prezantimit të një prej veçorive më të kërkuara, aftësisë për të përdorur aplikacionin në shumë pajisje me të njëjtin numër telefoni.  Me anë të një raporti nga WABetaInfo, aplikacioni ka prezantuar një menu të quajtur ‘Linked devices’  e cila do t’ju lejojë të menaxhoni dhe të shtoni 3 pajisje të tjera të lidhura me numrin tuaj të regjistruar në WhatsApp.

Kjo është aktualisht në zhvillim e sipër. Pra, nuk ka asnjë informacion se kur do të jetë në dispozicion të përdoruesve. Tani për tani, WhatsApp ju lejon të përdorni aplikacionin në desktop përmes WhatsApp për Web, por telefoni juaj duhet të jetë i lidhur në internet. Shpresojmë se veçoria e re e pajisjeve të lidhura do t’ju lejojë të përdorni aplikacionin në pajisjet e tjera kur telefoni juaj nuk është i lidhur me internet.

SI

Must watch
Business Mag Nr. #23 - Qershor 2020

Të gjitha planet tuaja për këtë vit, si individë apo sipërmarrës mund të jenë përmbysur. Mbërritja e Coronavirusit në Shqipëri paralizoi gjithçka, ashtu si kudo. Në mënyrë të papritur na vuri në kushte tërësisht të tjera pune, na shtoi pasigurinë e shqetësimin për të ardhmen.

Sipërmarrjet, kryesisht në fushën e IT u përshtatën më shpejt, duke angazhuar punonjësit nga shtëpia. Ato zhvilluan dhe më tej mundësitë për të punuar në distancë, ndërkohë që shumë kompani të tjera u mbyllën plotësisht.

Kjo është një periudhë sprove, për individin, drejtuesit dhe liderin. Kjo është lufta që po zhvillohet në spitale dhe fronti i parë i saj janë mjekë, infermierë e sanitarë. Historia e ekonomisë k a treguar se gjithmonë pas një situatë të vështirë ka një ringritje. Dhe ne besojmë se kështu do të jetë.

Deri atëhërë ajo çka na mbetet të bëjmë është respektimi i rregullave të kërkuara, marrja e përgjegjësive ndaj të tretëve për aq sa mundemi, e të interesohemi për të pamundurit, të ndajmë diçka për ta.

Solidariteti nuk ka munguar e nuk do të na mungojë as kësaj radhe. Ajo çfarë doli në pah krahas solidaritetit ishte varfëria: e shtetit, e kompanive dhe e vetë individëve.

Një ditë pas dërgimit të 30 bluzave të bardha në Itali, The Guardian na vlerësoi në artikullin e saj si zemërgjerë edhe pse Ky numër ishte planifikuar të botohej në Prill 2020, por procesi u shty për shkak të masave të ndërmarra si pasojë e shpërthimit të Covid-19. Edhe pse në kohë vështirësish, jemi …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale