Plazh dhe punë, Barbados vjen me një oferte të veçantë - Business Magazine Albania

Plazh dhe punë, Barbados vjen me një oferte të veçantë

Të gjithë ata që janë të detyruar të punojnë nga shtëpia si pasojë e pandemisë së koronavirusit, tashmë mund të zgjedhin në vend të banesës së tyre ishullin e Barbados. Është ky propozimi i kryeministres së vendit e cila fton të huajt që të punojnë nga ishulli dhe të shijojnë bukuritë e tij njëkohësisht, në përpjekje për të rimëkëmbur ekonominë. Aplikantët duhet të paraqesin dokumente, të tilla si një kopje të pasaportës së tyre dhe certifikatën e lindjes, në mënyrë elektronike. Mbajtësit e vizave nuk do të duhet të paguajnë taksën e të ardhurave në Barbados. Është e rëndësishme të theksohet se udhëtimi jo-thelbësor nuk pranohet në shumë vende në mes të pandemisë së koronavirusit.

Në kohën kur pjesa më e madhe e botës punojnë nga shtëpia dhe nuk kanë mundësi të shkojnë me pushime për shkak të pandemisë së koronavirusit, stimulimi i ri i Barbados lejon që njerëzit të zhvendosen në një destinacion popullor, siç thotë kryeministrja e vendit Mia Amor Mottley në faqen zyrtare. Kryeministrja më tej u shpreh se nuk do të jemi të detyruar të punojmë në Europë, Shtetet të Bashkuara të Amerikës apo Amerikën Latine. Ajo sqaron se të huajt mund të qëndrojnë në ishull dy muaj dhe më pas të rikthehen në atdhe, sipas dëshirës.

Sipas njoftimit për shtyp nga Marketingu i Turizmit në Barbados, ata nga vendet me rrezik të lartë (më shumë se 10,000 raste të reja të koronavirusit brenda shtatë ditëve të fundit), janë këshilluar të testohen brenda 72 orëve nga momenti i fluturimit të tyre. Për sa i përket pandemisë së koronavirusit, Barbados nuk është prekur ndjeshëm dhe masat për mbylljen e vendit u lehtësuan para dhjetë ditësh. Zyrtarisht janë regjistruar 98 raste dhe 7 viktima në një popullsi prej 287 mijë banorësh.

UNILAD

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0