Kosova i kërkon Apple të njohë kufijtë e saj

Kosova i kërkon Apple të njohë kufijtë e saj

Apple

Ministrja e Punëve të Jashtme në Kosovë, Meliza Haradinaj-Stublla i ka kërkuar zyrtarisht kompanisë Apple të përfshijë kufijtë e Kosovës në shërbimet për harta të kësaj kompanie.

Ministrja njoftoi se i ka dërguar shefit të kompanisë amerikane Tim Cook një letër ku shkruan se:

“Shërbimet për harta të Apple nuk i shfaqin kufijtë e Kosovës të njohur ndërkombëtarisht. Në vend të kësaj, Republika e Kosovës shfaqet si pjesë e Serbisë. Kjo gjë është në kundërshtim me realitetin politik dhe atë ligjor.

Kjo gjë lëndon qytetarët tanë që janë përballur me humbje të mëdha në përpjekjet për pavarësi. Kjo gjë shihet edhe si fyerje ndaj shtetit tonë.”

Lexoni: Një valë pushimesh të sikletshme në mbarë Evropën

Rreth një javë më parë, Megi Cara, një studente shqiptare në Londër nisi një peticion online, ku i kërkon kompanisë Apple ta paraqesë Kosovën si shtet më vete, pasi vërejti se ajo nuk ndahej nga Serbia me kufij ndërkombëtarë në aplikacionin Apple Maps.

Peticioni u bë lajm në disa media lokale në shqip dhe në anglisht, madje u shpërnda dhe nga këngëtare me famë botërore si Dua Lipa e Rita Ora.

Më shumë se 169 mijë persona e kanë firmosur peticionin online.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0