Të gjitha gjobat për mospagim të kësteve paraprake të Tatimit mbi Fitimin për shkak të pandemisë Covid-19, do të hiqen.
Ministria e Financave dhe Ekonomisë në kuadër të masave të marra nga Qeveria Shqiptare për lehtësimin e veprimtarisë ekonomike të subjekteve private, njofton të gjithë sipërmarrësit dhe bizneset në vend se Administrata Tatimore do të anulojë gjobat e vendosura për shkak të mospagimit në afat të kësteve paraprake të Tatimit mbi Fitimin për 3-mujorin e parë të vitit 2020, të reflektuara në periudhën e gjendjes së fatkeqësisë natyrore, në përputhje me VKM NR. 243, datë 24.03.2020 “Për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore”, i ndryshuar.
Lajmin e bëri të ditur ministrja e Financave, Anila Denaj, përmes një postimi në rrjetet sociale.
Të gjitha subjektet që kanë marrë një penalitet për shkak të mospagimit në afat të kësteve të Tatimit mbi Fitimin dhe e kanë paguar atë, do të mund të përdorin këtë shumë për detyrime tatimore të mëvonshme.
Lexoni: Si të rregulloni marrëdhëniet me portofolin tuaj
Administrata Tatimore do të do të vijojë zbatimin e procedurave për të njoftuar tatimpaguesit në llogarinë e tyre të deklarimit elektronik e-Filing.
Gjithashtu, struktura e apelimit pranë Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë do të trajtojë në përputhje me përcaktimet e legjislacionit, për situatat e fatkeqësisë natyrore edhe gjobat e tjera për deklarim dhe pagesë me vonesë të detyrimeve të tjera tatimore nga ana e tatimpaguesve.
MFE mbetet e angazhuar për të mbështetur biznesin në tejkalimin sa më të shpejtë të kësaj periudhë të vështirë pandemie me qëllim rimëkëmbjen e ekonomisë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.