Pajisjet do të jenë përfaqësuese të një epoke të re të teknologjisë Samsung të quajtur New Normal.
Zagreb, 22 korrik, 2020- Presidenti dhe Shefi i Departamentit të Komunikimit të Biznesit Mobile në Samsung Electronics, TM Roh, në postimin e tij të fundit në blog njoftoi pesë pajisje të reja të fuqishme për Galaxy Unpacked të kësaj vere. Pajisjet do të përfaqësojnë një epokë të re të teknologjisë të quajtur New Normal, në të cilën pajisjet mobile po marrin një rol të madh në jetën e përdoruesve për shkak të rrethanave aktuale. New Normal përbëhet nga tre drejtime kryesore strategjike: risi për një jetë moderne më të lehtë dhe më të mirë, bashkëpunim të hapur me partnerë dhe krijimii i aftësisë teknologjike në ritmin e përshpejtuar të jetës së përditshme.
“Këto pajisje janë rezultat i vizionit tonë si novatorë të formave të reja të përvojave të përdoruesve që sjellin funksionim dhe vazhdimësi të përsosur kudo që jemi: qoftë në punë, gjatë relaksimit, në shtëpi apo jashtë. Me “New Normal” nga Samsung, përdoruesit mund të përfitojnë plotësisht nga pajisjet e tyre që u ofrojnë atyre mënyra të reja të lidhjes, funksionimit dhe komunikimit,” tha TM Roh.
Gjashtë muaj risi të rëndësishme
TM Roh mori përsipër udhëheqjen e zhvillimit të Samsung Mobile gjashtë muaj më parë, duke sjellë freski në krijimin e një teknologjie të re me investime të mëdha në Kërkim dhe Zhvillim, por edhe në zbatimin e 5G. “Nga telefonat flip në rrjetin 5G, përdoruesit mund të presin forma të reja të teknologjisë. Unë jam shumë i entuziazmuar të shoh risitë tona në aplikim, sepse vetëm kur ndryshojnë cilësinë e jetës për më mirë e përmbushin vlerën e tyre,” tha TM Roh.
Bashkëpunime të shumta me partnerë
Në postimin e tij në blog, TM Roh kujton bashkëpunimin e Samsung me shumë partnerë që kanë rezultuar në aftësi të reja të pajisjeve. “Unë e vlerësoj vërtet fuqinë e rrjetit të partneritetit që mbledhim rreth nesh. Gjithmonë kam besuar se mund të punojmë së bashku për të krijuar risi që ndërtojnë përvoja superiore të përdoruesve. Këta partnerë përfshijnë Google, Microsoft, Netflix, Spotify dhe shumë më tepër, duke rezultuar në sinkronizim më të lehtë të pajisjeve Samsung me PC dhe cilësi më të mirë të thirrjeve video për t’u lidhur në rrethana epidemiologjike.
Lexoni: Samsung zgjeron gamën Wind-Free™ me montim në mur
Për të ndihmuar sipërmarrësit në fushën e teknologjisë mobile, Samsung ka lançuar gjithashtu Inkubatorin fillestar C-LAB si dhe Samsung NEXT për mbështetje shtesë. “Ne do të vazhdojmë të sjellim idetë më të mira në treg,” tha TM Roh, duke theksuar se 5 pajisjet e reja do të vijnë me aftësi shtesë të shumë partnerëve.
Shkathtësia është çelësi
Në postimin e tij, TM Roh theksoi rëndësinë e pajisjes në kontekstin e jetës së përditshme me ritme të shpejta, ku përdoruesi ka nevojë të lëvizë me shpejtësi dhe thjeshtësi. Këto pajisje janë optimizuar për operim, lojëra dhe multitasking, dhe përshtaten lehtësisht në çdo mënyrë jetese. Kjo qasje strategjike na ka sjellë një mënyrë krejt të re për të parë teknologjinë tonë,” njofton shefi i zhvillimit të pajisjes celulare.
Samsung Unpacked, i cili do të paraqesë pajisjet e fundit, do të mbahet më 5 gusht 2020 me një transmetim të drejtpërdrejtë nga Koreja e Jugut. Ndjekja e eventit do të jetë e disponueshme përmes linkut: https://news.samsung.com/global/online-invitation-samsung-galaxy-unpacked-2020
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.