Ekspozohuni ndaj ekosistemit gjerman për të mësuar dhe për t’u njohur me rrjetet gjermane të startup-eve dhe aktorët e tjerë të ekosistemit!
BE për Inovacion ka hapur thirrjen për aplikime për Programin e Matchmaking dhe Ekspozimit në Gjermani duke filluar nga 13 korriku.
Bujqësia dhe turizmi janë ndër sektorët më të rëndësishëm të ekonomisë shqiptare. Zhvillimi i mëtejshëm i këtyre dy sektorëve është thelbësor për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë. Startup-et mund të japin një kontribut të rëndësishëm për këtë duke zhvilluar teknologji, produkte, zinxhirë të rinj furnizimesh, strategji të marketingut ose shërbime inovative që ndihmojnë në përmirësimin e efikasitetit duke mbrojtur mjedisin dhe burimet në kuptimin e qëndrueshmërisë ekologjike.
Grupi i parë fton të gjithë up-et shqiptare që janë në sektorët / industritë e mëposhtme:
- Zonat rurale / Agro-Tech,
- Teknologji e Pastrimit
- Turizëm
Një total prej 15 startup-esh, që përshtaten në secilin nga sektorët e lartpërmendur, kanë zhvilluar MVP-të e tyre dhe po kërkojnë mënyra për të marrë ekspozime dhe përvoja mësimore për t’u zhvilluar më tej dhe zgjeruar / shkallëzuar ndërkombëtarisht, do të kenë mundësinë për të shkuar në Gjermani për një periudhë 2 javore.
Përzgjedhja e pjesëmarrësve është një proces me dy hapa. Së pari, aplikimet me shkrim do të shikohen nga ekspertë shqiptarë dhe gjermanë dhe do të futen në listat e startup-eve premtuese, të cilët më pas do të ftohen të prezantojnë konceptin e tyre të biznesit drejtpërdrejt, i cili do të zhvillohet në shtator!
Një juri e pavarur do të bëjë zgjedhjen përfundimtare për grupin e parë. Udhëtimi studimor për në Gjermani do të bëhet në fillim të tetorit 2020! Thirrja për aplikim është e hapur nga 13 korriku deri më 21 gusht. Ju mund të përdorni linkun më poshtë për të aplikuar për grupin e parë!
https://socialimp.wufoo.com/forms/qpumc4g1n2tqwk/
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto