Fauci: Nuk mund t’i varim shpresat te krijimi i vaksinës - Business Magazine Albania

Fauci: Nuk mund t’i varim shpresat te krijimi i vaksinës

Eksperti më i lartë i qeverisë së SHBA për sëmundjet infektive tha se Amerika nuk mund t’i varë shpresat te krijimi i vaksinës, sado e sigurt dhe efektive të jetë ajo. Dr. Anthony Fauci paralajmëroi se rritja e përditshme e rasteve me koronavirus mundet që mëse të dyfishohet, nëse amerikanët nuk ndërmarrin hapa për ta vënë virusin nën kontroll.

Kalifornia, Teksasi dhe shumë shtete të tjera kanë raportuar një rritje të rasteve të reja, duke çuar në një rivlerësim të përpjekjeve të SHBA për të frenuar pandeminë. “Është jashtëzakonisht e rëndësishme të kemi vaksina të efektshme, të disponueshme për të gjithë,” tha Dr Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve infektive, para një komisioni të Senatit të SHBA.

Dhjetëra vaksina janë duke u zhvilluar dhe testuar me një shpejtësi të madhe, si kurrë më parë. Por Dr. Fauci paralajmëroi se “nuk ka garanci se do të kemi një vaksinë të sigurt dhe efektive,” dhe u bëri thirrje amerikanëve të bashkojnë forcat për të frenuar virusin.

Dr. Fauci paralajmëroi se shtimi i rasteve të reja në Shtetet e Bashkuara, aktualisht në rreth 40,000 në ditë, mund të arrijnë 100,000 në ditë, nëse njerëzit nuk u përmbahen udhëzimeve për distancimin social dhe nuk përdorin maska. “Jam shumë i shqetësuar sepse mund të bëhet shumë më keq,” tha ai.

Komentet e tij vijnë paralelisht me paralajmërimet e zyrtarëve të tjerë shëndetësorë se disa amerikanë, veçanërisht të rinjtë, kanë hequr dorë nga masat e sigurisë. Shumë shtete ku infeksionet po shtohen, janë ato të cilat e filluan rihapjen e bizneseve pa përmbushur kriteret shëndetësore të qeverisë.

Ekzistojnë shqetësime se rritja e numrit të infektimeve mund të shtohet sidomos gjatë kësaj jave deri në 4 korrik me rastin e festimeve për Ditën e Pavarësisë, kur amerikanët tradicionalisht dynden nëpër plazhe apo piknikë si dhe mblidhen për të parë fishekzjarret. Më shumë se 126,000 amerikanë kanë vdekur nga COVID-19 dhe miliona kanë humbur punën. Ekonomia u tkurr mjaft në tremujorin e parë dhe pritet të shënojnë rënie edhe më të thellë për tremujorin prill-qershor.

Rastet me COVID-19 janë mëse dyfishuar gjatë qershorit në të paktën 10 shtete të SHBA, përfshirë Teksasin dhe Floridën. Los Angelesi, qyteti i dytë më i madh amerikan, është bërë një epiqendër e re e pandemisë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0