Një OJQ për të drejtat civile ka ngritur padi ndaj policisë së Detroitit, ku pretendon të jetë rasti i parë i njohur i një arrestimi të gabuar për shkak të gabimit të programit të njohjes së fytyrës. Nga ky gabim u arrestua më 9 janar afro-amerikani Robert Williams, i cili u identifikua gabimisht nga programi si njeriu i filmuar nga kamerat e sigurisë, ndërsa grabiste një dyqan.
OJQ akuzon policinë se është bazuar në një teknologji me defekte dhe raciste, pa ndërmarrë asnjë hap të arsyeshëm për të verifikuar informacionin dhe kërkon, përveç pushimit të çështjes dhe faljes publike për Williams, ndalimin e përdorimit të teknologjisë së njohjes së fytyrës si mjet hetimi.
Përdorimi i këtyre programeve, paragjykimet mbi përkatësitë etnike dhe gjininë nga ana e policisë janë një temë shumë e debatuar në SHBA. Gjatë javëve të fundit kompanitë IBM, Amazon dhe Microsoft kanë njoftuar se nuk do ofrojnë më programe për njohjen e fytyrës.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.