Arkitektët kanë projektuar një qytet ‘’marsian’’ në mes të shkretëtirës - Business Magazine Albania

Arkitektët kanë projektuar një qytet ‘’marsian’’ në mes të shkretëtirës

Dubai është një qytet ku zjarrfikësit përdorin avionë, arkipelagët ndërtohen nga hiçi dhe ndërtesat prekin qiellin. Një metropol në mes të shkretëtirës, saqë ata të cilët e vizitojnë për herë të parë u duket vetja në skenën e një filmi fantastiko-shkencor.

Në 2017, Emiratet e Bashkuara Arabe njoftuan ambicien për të kolonizuar planetin Mars brenda 100 viteve të ardhshme. Arkitektët kanë nisur që tani të imagjinojnë se si mund të duket një qytet marsian dhe po planifikojnë të ndërtojnë një të tillë në shkretëtirën që rrethon Dubain.

“Mars Science City” është një qytet me sipërfaqe 176 000 metra katrorë, që do të kushtojë rreth 135 milionë dollarë. Fillimisht projekti ishte ideuar për të zhvilluar teknologjinë që do të duhet për të arritur në Mars, por arkitektëve të grupit “Bjarke Ingels” iu kërkua që të ndërtonin prototipin e një qyteti që do të përballonte jetën atje.

Problemet më të mëdha për të ngritur një qytet të tillë janë temperatura, që në mars është -63 gradë celsius. Atmosfera e hollë do të thotë gjithashtu se ka pak presion të ajrit, kështu që lëngjet shpejt avullojnë në gaz. E pavarësisht temperaturave të akullta, një trup pa veshje mbrojtëse do të “piqej” në Mars. Godinat në atë planet do të ndërtoheshin në 3D nën dunat e rërës, duke përdorur tokën që ndodhet atje.

CNN

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0