TikTok parakalon Youtube, më i parapëlqyer për fëmijët - Business Magazine Albania

TikTok parakalon Youtube, më i parapëlqyer për fëmijët

TikTok në vetëm pak vite aktivitet po minon epërsinë e YouTube në përdorimin nga fëmijët midis 4 dhe 14 vjeç. Në këtë grupmoshë, sipas një studimi të kryer në SHBA, Britaninë e Madhe dhe Spanjë nga ndërmarrja digjitale e sigurisë ”Qustodio”, fëmijët shpenzojmë mesatarisht 85 minuta në ditë në platformën Google, ku në TikTok kalojnë 80 minuta, thënë ndryshe 100% rritje në vitin 2019 dhe 200% gjatë vitit aktual.

Në fillim të vitit 2020, ekspertët shpjegojnë se në SHBA djemtë kaluan 86 minuta në ditë në YouTube dhe 82 në TikTok, në Britani 75 në të parën dhe 69 në të dytën dhe në Spanjë 66 dhe 60 minuta.

Koha e kaluar në këto rrjete sociale, shpjegojnë autorët e studimit, u rrit gjatë karantinës. Në SHBA, për shembull, përdorimi i TikTok ka arritur në 95 minuta në ditë, ndërsa ai i Youtube në 97.

“Tashmë, jetojmë në një botë me 25 miliardë pajisje të lidhura online, kryesisht në duart e fëmijëve”, shkruajnë autorët- bota nuk do të kthehet siç ishte më parë, sepse koha e kaluar para ekranit ishte tashmë në rritje. Covid-19 vetëm ka përshpejtuar procesin “.

ANSA

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0