Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi ka mbledhur sot Task-Forcën për turizmin për të folur lidhur me planin e masave, për mbarëvajtjen e sezonit turistik 2020.
Në këtë mbledhje, Klosi tha se ditën e premte (12 qershor), do të fillojnë të vijnë në vendin tonë ‘charterat’ me turistë të huaj.
“Ditën e premte fillojnë charter-at e parë, janë shumë pak në krahasim me vitin e kaluar, por që janë sinjali i parë që po zgjerohet jeta turistike. Ju kërkoj që ky vit të jetë një vit shumë më tepër i rakorduar dhe i stabilizuar dhe nga pikëpamja e komunikimit”, -tha ndër të tjera Blendi Klosi.
Ministri tha se prioriteti i parë është pastrimi i plazheve, e kryesisht i akseve rrugore, që çojnë drejt stacioneve të plazhit si dhe nxitja e operatorëve privatë për të aplikuar në e-Albania për leje.
Lexoni: Macron dhe Merkel letër BE-së: Të përgatitemi për valën e dytë të pandemisë
“Në total janë 3300 stacione plazhi që kemi për menaxhimin privat. Por deri më tani ka vetëm 800 aplikime nga operatorët privat në e-Albania. Deri në 15 qershor është dita e aplikimit, ndërkohë që operatorët do duhet të lidhin kontratat me prefektët.
Detyra e tyre kryesore është të ruajnë higjienën dhe jetën e qytetarëve, të vendosin tualetet dhe dushe në zonat e plazheve.
Stabilizimi i jetës në det dhe në plazh, duhet të jetë parësore në këtë vit të vështirë me virusin problematik. Ofrojmë tashmë në gjithë vendin shërbimin 24 orë të shërbimeve shëndetësore në zonat e plazhit”, tha ministri Klosi.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.