Miliarderi i naftës ndërton jahtin 300 milionë euro me 8 laboratorë shkencor - Business Magazine Albania

Miliarderi i naftës ndërton jahtin 300 milionë euro me 8 laboratorë shkencor

~2 minuta lexim

Miliarderi norvegjez Kjell Inge Rokke, po i përdor rezervat e tij të pafund për të dhënë diçka mbrapsht për planetin, duke krijuar një jaht madhështor i cili ka kushtuar mbi 300 milionë euro dhe që do t’iu ofrohet në mënyrë periodike disa shkencëtarëve.

Anija mahnitëse, e quajtur Oqeani REV,  vlerësohet si një nga më të mëdhenjtë në llojin e tij dhe vjen e pajisur me tre pishina dhe dy vende për uljen e helikopterëve. Mes të tjerave, brenda tij janë ndërtuar dhe tetë laboratorë të veçantë, me manjatin e naftës dhe peshkimit të vendosur për të ftuar deri në 400 shkencëtarë detarë në vit, për sa kohë që ata dëshirojnë, si të mbrojnë oqeanin nga ndryshimet klimatike, peshkimi i tepërt dhe mbeturinat plastike.

Sipas Times, shkencëtarëve do t’iu jepet mundësia e përdorimit falas të jahtit 183 metërsh Oqeani REV, për një të tretën e vitit. Do të përdoret për ekspedita për një të tretën tjetër dhe për aktivitet private për pjesën tjetër të vitit, për të ndihmuar në financimin e shkencës.

DAILY MAIL

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Suksesi është përbërja e vogël e përpjekjeve të përsëritura çdo ditë.”
— Robert Collier
Must watch
Business Mag Nr. #38 - Qershor 2025

Shqipëria është sot më pranë se kurrë Bashkimit Europian. Hapat integrues të ekonomisë drejt njëjtësimit me standardet europiane, transformimi digjital, ligji për mbrojtjen e të dhënave, qasja ndaj inovacionit dhe mbrojtja e pronës intelektuale, janë të gjitha tregues të një Shqipërie që po zhvillohet me ritme të kënaqshme.

Kjo nuk është më Shqipëria e viteve të gjumit institucional dhe të një sektori privat që rri në pritje. Sot, vendi është në lëvizje. Nga hapësirat e betonit gri të Piramidës në Tiranë, ku të rinjtë po programojnë të ardhmen, e deri te sipërmarrjet që sjellin zgjidhje inovative dhe injektojnë ritëm e ambicie në treg, po ndërtohet një ekonomi që kërkon të jetë pjesë e botës së zhvilluar.

“Krijo, por mbro!” – ky apel i DPPI-së duhet të shkruhet në çdo zyrë, studio, fabrikë apo laborator. Nuk ka zhvillim pa siguri ligjore, dhe nuk ka ekonomi kreative pa mbrojtje të së drejtës autoriale.
Në të njëjtën kohë, Bashkimi Europian po zgjat dorën me fonde dhe projekte konkrete. Nga modernizimi i rrjetit hekurudhor tek financimi i startup-eve dhe sipërmarrjeve të gjelbra, mbështetja e BE-së po i jep frymë një transformimi të qëndrueshëm ekonomik. Platformat si Think Big dhe programet e edukimit digjital janë duke krijuar një ekosistem të ri për inovacionin.

Për bizneset shqiptare, e tashmja është një mundësi që nuk mund të shpërdorohet. Standardet …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0