Fillojnë aplikimet për Fondin e Programit për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural

Fillojnë aplikimet për Fondin e Programit për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural

Bujqësi dhe Zhvillim Rural

Më datë 29 Maj u hapën aplikimet për të gjithë fermerët në Republikën e Shqipërisë për përfitimin nga Fondi i Programit për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural. Skema këtë vit përbëhet nga 7 masa ku prioritet është sektori i blegtorisë, i cili përfiton nëpërmjet 2 masave te ndryshme.

Arsyeja pse qeveria ka vendosur fokusin e saj në sektorin blegtoral është pasi censusi i zhvilluar nga Ministria e Bujqësisë në 2019, tregoi nje rënie të numrit të krerëve të imta në vend ndaj dhe skema këtë vit është orientuar drejt nxitjet së interesit të fermerëve në fushën e blegtorisë. Parashikohet që vitin e ardhshëm ky sektor do të marrë një mbështeteje edhe më të madhe.

Blegtoria

Te gjithe blegtorët, që posedojnë një numër më të lartë se 70 krerë te imta do të mund të përfitojnë 1200 lek për krerë dhe shuma totale shkon deri në 360000 lek, ndërsa blegtorët, që posedojnë jo më pak se 5 krerë lopë përfitojnë 10000 lek për lopë, por totali nuk i kalon 500000 lek.

Bletaria

Bletërritësit do të mund të pëfitojnë 1 000 (një mijë) lekë për zgjua, për ferma me jo më pak se 50 (pesëdhjetë) zgjoje, por jo më shumë se 150 000 (njëqind e pesëdhjetë mijë) lekë për subjekt.

Plastmasi termik për serrat diellore

Risi në skemën e këtij viti është masa e përfitimit për zëvendësimin e plastmasës termike për serrat diellore ekzistuese për prodhimin e perimeve, rrushit për tavolinë dhe tunelet plastike për prodhimin e luleshtrydhes në vlerën respektive 300 000 (treqind mijë) lekë/ha dhe 100 000 (njëqind mijë) lekë/ha, por jo më shumë se 500 000 (pesëqind mijë) lekë për subjekt. Kjo masë nuk mbulohet nga skema e IPARD.

Masa të tjera

Gjithashtu masat të tjera do të aplikohen për agroturizmin, fermat organike dhe certifikimi Global G.A.P, e cila është një certifikatë, që u mundëson produkteve bujqësore shqiptare të tregtohen jashtë vendit. Skema kombëtare mbështet deri në 80% procesin e certifikimit Global G.A.P. Interesi i qeverisë shqiptare është eksporti ndaj ky certifikim merr një rëndësi të madhe ndaj po mbështetet si nga qeveria edhe nga fermerët pasi është lehtësi për ta dhe garanci për blerësit e huaj.

Lexoni: Rikthehet Albanian ICT Awards, 4 qershori afati i fundit i aplikimeve

Fondi i Programit për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural është komplementare me skemën IPARD. Interesi ka qenë i madh nga fermerët, të cilët në aplikimet e tyre do të asistohen dhe nga pushteti vendor, Ministria e Bujqësisë, AZHBR në mënyrë që të mos kenë asnjë vështirësi gjatë plotësimit të dokumentacionit të kërkuar dhe kritereve që duhet përmbushen.

Aplikimi do të kryhet online nga portali e-Albania ndaj dhe transpareca do të jetë më e madhe për aplikuesit.

Afati i fundit per aplikime është data 19 Qershor.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0