Rikthehet Albanian ICT Awards, 4 qershori afati i fundit i aplikimeve

t Albanian ICT Awards

Gara mbarëkombëtare e inovacionit dhe teknologjisë Albanian ICT Awards, njoftoi se afati i fundit i aplikimeve për edicionin e 8-të do të jetë data 4 qershor.

Vendimi për të vijuar me organizimin e këtij edicioni, qëndron me vlerat dhe aspiratat e shtëpisë botuese ICTSmedia e ICT Awards, të mbështetjes së inovatorëve, sipërmarrësve, shpirtit krijues shqipfolës dhe entuziazmit të të rinjve të apasionuar në fushën e teknologjisë të sfiduar sot si kurrë më parë.

Në përgjigje të masave të marra nga qeveria Shqiptare për të garantuar sigurinë dhe jetën e çdo qytetari si në çdo vend të botës, ICT Awards ndërpreu të gjitha takimet e aktivitetet e grupimit të njerëzve në kuadër të masave të Covid-19.

Ekipi drejtues mori vendimin për shtyrjen e aplikimeve në një afat të dytë, datën 17 prill nga 27 mars që ishte parashikuar me hapjen e edicionit të 8-të.

Aplikimet vijuan të mbërrinin pranë ICT Awards gjatë kësaj periudhe duke i dhënë shpresë organizatorëve se Mbrëmja Gala e këtij viti do të ketë shkëlqimin e fortë të çdo viti.

Me mbylljen e aplikimeve në 4 qershor i hapet rruga fazës së dytë të vlerësimit të projekteve të mbërritura nga juria e ICT Awards. Juria e ICT Awards do të mblidhet për herë të parë më 5 qershor ndërsa në datat 19 dhe 20 qershor kandidatët e listës së ngushtë do të përballen me jurinë.

Juria e Albanian ICT Awards do të bëhet publike në ditët në vijim.

Albanian ICT Awards mbetet e përkushtuar në respektimin me rigorozitetin më të lartë të masave të ndërmarra nga qeveria Shqiptare në kuadër të COVID-19 dhe situatës së gjendjes së jashtëzakonshme e shpallur deri më 23 qershor. Ekipi organizativ ka vendosur bërjen publike të datës kur do të organizohet mbrëmja Gala në njoftim të dytë në respektim të afateve të parashikuara nga autoritetet Shqiptare.

Që kur kjo garë hodhi hapin e parë janë vlerësuar nga juria mbi 1,000 projekte të fushave dhe kategorive të ndryshme e mbi 200 prej tyre janë vlerësuar në detaje e shpërblyer.

Edicioni i 8-të hapi siparin më 7 Shkurt në Tiranë ku morën pjesë mëse 150 të ftuar si profesorë, studentë, përfaqësues së botës së biznesit dhe sipërmarrjes, anëtarë të ekosistemit të startupeve e të ftuar specialë.

Startupet fituese të dala nga Albanian ICT Awards kanë korrur suksese jo vetëm në hapësirën shqipfolëse por edhe mbarë botërore.

Këtë vit aplikimet janë organizuar në 8 kategori: ICT Startupi i VititICT Inovacioni i VititICT Diploma e VititICT Ylli në NgritjeICT Shërbimi Publik i VititICT Siguri Kibernetike dhe Gruaja në ICT.

Komuniteti i ICT Awards duke demonstruar entuziazëm individual dhe kontribut e bashkëpunim kolektiv, aktivitete të tilla kanë prodhuar inovacione në një kohë të shkurtër dhe janë shndërruar në hapësira ku inkurajohet kreativiteti dixhital dhe rekrutohen talente të reja.

Edicioni i 8-të i ICT Awards gëzon mbështetjen e dhjetërave sponsorëve, disa prej tyre tradicionalë si Fondacioni Dritan HoxhaBanka Raiffeisen dhe Albvision. Ambasada Britanike, Albsoft, Vodafone, Facilization, Universiteti Metropolitan, Riinvest, UBT, AUK, Gjirafa, Soft&Solutions, kanë ofruar mbështetjen e tyre për këtë edicion.

Për çdo informacion të fundit rreth garës, kritereve aplikimit ju ftojmë të vizitoni faqen zyrtare https://ictawards.org/2019/ dhe faqen në Facebook: https://www.facebook.com/ictawards.org

Must watch
Business Mag Nr. #23 - Qershor 2020

Të gjitha planet tuaja për këtë vit, si individë apo sipërmarrës mund të jenë përmbysur. Mbërritja e Coronavirusit në Shqipëri paralizoi gjithçka, ashtu si kudo. Në mënyrë të papritur na vuri në kushte tërësisht të tjera pune, na shtoi pasigurinë e shqetësimin për të ardhmen.

Sipërmarrjet, kryesisht në fushën e IT u përshtatën më shpejt, duke angazhuar punonjësit nga shtëpia. Ato zhvilluan dhe më tej mundësitë për të punuar në distancë, ndërkohë që shumë kompani të tjera u mbyllën plotësisht.

Kjo është një periudhë sprove, për individin, drejtuesit dhe liderin. Kjo është lufta që po zhvillohet në spitale dhe fronti i parë i saj janë mjekë, infermierë e sanitarë. Historia e ekonomisë k a treguar se gjithmonë pas një situatë të vështirë ka një ringritje. Dhe ne besojmë se kështu do të jetë.

Deri atëhërë ajo çka na mbetet të bëjmë është respektimi i rregullave të kërkuara, marrja e përgjegjësive ndaj të tretëve për aq sa mundemi, e të interesohemi për të pamundurit, të ndajmë diçka për ta.

Solidariteti nuk ka munguar e nuk do të na mungojë as kësaj radhe. Ajo çfarë doli në pah krahas solidaritetit ishte varfëria: e shtetit, e kompanive dhe e vetë individëve.

Një ditë pas dërgimit të 30 bluzave të bardha në Itali, The Guardian na vlerësoi në artikullin e saj si zemërgjerë edhe pse Ky numër ishte planifikuar të botohej në Prill 2020, por procesi u shty për shkak të masave të ndërmarra si pasojë e shpërthimit të Covid-19. Edhe pse në kohë vështirësish, jemi …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale