Risi në treg, një brand ndërkombëtar për certifikimin e produkteve shqiptare - Business Magazine Albania

Risi në treg, një brand ndërkombëtar për certifikimin e produkteve shqiptare

certifikim

Konsumatorët shqiptarë do të mund të zgjedhin për produktet që i vlerësojnë si më cilësoret në treg. Kjo falë kompanisë “Përzgjedhur Produkti i Vitit” (POY), e cila vjen në Shqipëri, pasi ofron shërbimet e saj edhe në 45 vende të botës.

Ky brand ndërkombëtar synon të orientojë blerësit drejt produkteve inovative më të mira në treg, si dhe të shpërblejë prodhuesit për produktet e tyre më të reja. Një mundësi shumë e mirë që iu ofrohet si bizneseve shqiptare që duan të jenë pjesë e bashkëpunimit me kompaninë “Përzgjedhur Produkti i Vitit”, ashtu edhe për konsumatorët vendas, që problemet me cilësinë dhe standardin e produkteve i kanë të mprehta. Por, si funksionon?

POY është një konkurs vjetor bazuar në votën e konsumatorit, i cili zgjedh një produkt lider në inovacion për kategori të ndryshme. “Falë metodologjisë që ndjekim dhe transparencës totale në përzgjedhje, që nga themelimi ne kemi arritur: Të kemi prezencë gjeografike në 45 shtete. Të jemi konkursi më i mirënjohur, për vlerësimin nga konsumatori. Të zgjidhemi nga kompani gjigande si Coca Cola, Nestle dhe shumë të tjerë, si ura lidhëse e produkteve të tyre dhe konsumatorit”, shprehen drejtuesit e kompanisë.

Lexo: Si mbërriti uji “Lajthiza” në tregun e Emirateve të Bashkuara Arabe

Sot çdo biznes me akses në internet mund të marketojë produktet e tij, prandaj konkurrenca është  mjaft e ashpër. “Ne besojmë se marka POY do të bëjë një diferencë në shitjen e produkteve tuaja, ashtu siç ka bërë në tregjet e 45 shteteve të tjera ku operon, përfshirë në to vende me ekonomi më të dobët se Shqipëria”, shprehen drejtuesit e POY.

Me ekskluzivitetin e konkursit POY në Shqipëri, kompania mund të ndihmojmë produktet tuaja që: të kenë një markë prestigjoze marketingu, e cila do të rikonfirmojë se produktet tuaja janë Premium; të zgjerojë strategjinë tuaj të marketingut, si dhe të rriten shitjet mbi produktin e zgjedhur, rezultat i provuar çdo herë që një produkt ka fituar konkursin në çdo shtet.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0