Microsoft: Kemi gabuar në lidhje me open-source - Business Magazine Albania

Microsoft: Kemi gabuar në lidhje me open-source

Microsoft

Nga Mendrit Shehu

Microsoft ka pranuar se qëndrimi i tyre ndaj open-source ka qenë i gabuar, pasi kompania luftoi me Linux për vite me radhë për të dominuar desktop-in. Ish CEO i Microsoft, Steve Ballmer, në vitin 2001 e ka quajtur Linux një kancer të pronësisë industriale që ngjitet kudo.

Presidenti i Microsoft Brad Smith, tashmë beson se kompania e ka pasur gabim. “Microsoft ishte në anën e gabuar të historisë kur open-source shpërtheu në fillim të këtij shekulli,” tha Smith gjatë një eventi. Smith është pjesë e Microsoft që prej më shumë se 25 vitesh dhe një prej juristëve kryesorë gjatë betejave me open-source.

“Lajmi i mirë është se, nëse jeta është e gjatë, ju mund të mësoni…. se ka ardhur momenti për të ndryshuar,” shtoi Smith. Microsoft ka ndryshuar shumë që nga dita, kur e quante Linux një kancer.

Lexo: Bill Gates parashikoi virusin në 2015, ja ç’thotë ai tani

Gjiganti i softuerit sot është kontribuesi më i madh në botë në projektet open-source duke sfiduar Facebook, Docker, Google, Apache dhe shumë të tjerë. Microsoft gradualisht ka adoptuar open- source vitet e fundit, që nga PowerShell, tek Visual Studio Code e madje edhe motori origjinal javascript të Microsoft Edge. Microsoft ka bashkuar forcat me Canonical për të sjellë Ubuntu në Windows 10 , dhe ka blerë Xamarin për të ndihmuar zhvillimin e aplikacionit për celularët dhe GitHub për të mirëmbajtur strukturën e të dhënave për arkivimin e dokumenteve dhe hostimin e web për zhvilluesit software.

Microsoft madje po integron Linux Kernel gjatë përditësimit të Windows 10 që pritet të dalë këtë muaj, dhe shfletuesi Edge gjithashtu ka kaluar në motorin e shfletuesit Chromium. Microsoft po bashkëpunon gjithashtu me komunitetet open-source për të krijuar PowerToys për Windows 10 ,dhe filozofia e re open-source mund të nënkuptojë se do të shohim më shumë përpjekje open-source në Windows në vitet në vazhdim.

The Verge

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0