Apple lançoi iOS dhe iPadOS 13.5 të përditësuara, pothuajse një muaj pasi ka lançuar versionin 13.4.1 të sistemeve operative.
iOS 13.5 është një përditësim, i cili fokusohet kryesisht tek shëndeti dhe që ka të bëjë me krizën e shëndetit të shkaktuar prej COVID-19, me të cilën po përballet bota sot.
Versionet e fundit mund t’i shkarkoni duke shkuar në Settings > General > Software Update.
Gjithashtu kompania publikoi versionin iOS 12.4.7 të sistemit operativ për modelet e vjetra me përditësime kryesisht sigurie. iOS 13.5 vjen me API e krijuar nga Apple dhe Google përmes të cilit autoritetet e shëndetit publik mund të krijojnë aplikacione të afta për të gjurmuar përhapjen e koronavirusit.
Lexoni: Apple rihap dyqanet në të gjithë botën
Është një teknologji e bazuar në Bluetooth dhe do të përdoret tek aplikacionet e shëndetit.
Përdoruesit mund të përzgjedhin nëse duan ta aktivizojnë ose jo. Aplikacionet, që përdorin “Exposure Notification API” do të shfrytëzojnë Bluetooth për të komunikuar mes smartfonëve të njerëzve përreth.
iOS 13.5 e bën më të lehtë aksesimin e smartfonit përmes Face ID edhe nëse keni një maskë të veshur. Me këtë version nëse sistemi operativ identifikon përdorimin e një maske që mbulon fytyrën, do të tregojë më shpejt hapësirën për vendosjen e fjalëkalimit.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto