Katër oferta fantastike për modelin e ri Mercedes-Benz C-Class 200 diesel

Katër oferta fantastike për modelin e ri Mercedes-Benz C-Class 200 diesel

mercedez benz

Auto Star Albania ka prezantur për publikun katër oferta fantastike për modelin më të pëlqyer dhe më të shitur të Mercedes-Benz, C-Class 200 d në ngjyrë të bardhë, stilim standard dhe me 0 km. Krahas çmimeve fantastike, klientët do të mund të zgjedhin sipas dëshirës njërën prej paketave që ju pështatet mundësive dhe nevojave të tyre.

Në total, në dispozicion janë 4 paketa financimi për një periudhë 5-vjeçare, dhe këste mujore që fillojnë nga 240 Euro/muaj. Ofertat janë të vlefshme duke filluar nga data 20 maj 2020 dhe për një numër të limituar mjetesh. Përveç çmimeve fantastike dhe mundësive të financimit, C 200 d shoqërohet dhe 3 vite garanci shtesë përmes paketës “Secure”. Në total, C-Class i ri mundësohet me 5 vite garanci. Auto Star Albania, është i pari distributor dhe i vetmi përfaqësues zyrtar i Mercedes-Benz dhe markave të tjera të Daimler AG për Shqipërinë dhe që nga viti 2015 pjesë e Kastrati Group.

Financim i përshtatur sipas dëshirës së klientit.

Tani është momenti më i mirë për të përfituar nga ofertat dhe mundësitë më të leverdisshme të financimit. Kushdo që po konsideron mundësinë e ndërrimit të automjetit ekzistues me një prej modeleve më të pëlqyer të Mercedes-Benz, nuk ka arsye për t’u menduar dy herë. Për të gjithë të apasinuarit e ikonës së Mercedes-Benz, Auto Star Albania, sjell katër mundësi financimi, të cilat mund të përshtaten 100 % me preferencat e vetë klientit, pa prishuar aspak planet për të ardhmen.

Modelin C 200 d mund ta bënin tuajin për 240 Euro/muaj për një periudhë 5-vjeçare, me vetëm 11 000 Euro parapagim, ndërkohë që vlera e mbetur në fund të periudhës së kreditimi është 11 000 Euro.

Ju mund të zgjidhni dhe paketën e dytë, e cila përfshin financim për një periudhë 5-vjeçare, për vetëm 276 Euro/muaj, ndërsa vlera e parapagimit është vetëm 10 000 Euro. Vlera e mbetur në fund të periudhës së kreditimit është 10 000 Euro.

Nëse dëshironi që të gjitha pagesat t’i mbyllni brenda periudhës së kreditimit, C 200 d e bëni tuajin për 451 Euro/muaj, me vetëm 10 500 Euro parapagim, financim për 5 vite dhe 0 Euro vlerë të mbetur në fund të periudhës së kreditimit.

Një tjetër ofertë fantastike është dhe mundësia e vlerësimit e mjetit të klientit (më kusht që të jetë i targuar dhe pa detyrime të prapambetura), e cila konsiderohet parapagim. Periudha e financimit është llogaritur për 5 vite dhe klienti do të paguajë 499 Euro/muaj. Vlera e mbetur në fund të periudhës së financimit është 5 000 Euro.

Sipas, dëshirës klientët mund të zgjedhin dhe paketat standard të financimit, të përfshijnë financim deri në 90 % të vlerës së mjetit, për një peridhë që varion nga 1 deri në 6 vite si dhe mundësinë shlyerjes me tri këste dhe shumë avantazhe të tjera…

C-Class i ri; Përmirësimi nuk njeh kufij.

C-Class është modeli më i shitur i Mercedes-Benz dhe shquhet për format dhe dimensionet perfekte, komoditetin dhe luksin e interiorit, detaje të cilat janë përmirësuar në maksimum në modelin e ri. Moderi i ri C-Class (facelift) është përshtatur totalisht dizajnin e ri dhe modern të Mercedes-Benz, me linja sportive dhe interior luksoz. Arkitektura elektronike është tërësisht e re dhe përfshin gjeneratën më të fundit të MBUX-Mercedes-Benz User Experience, sistemet më moderne të asistencës dhe sigurisht hapësira më të bollshme dhe komoditet maksimal. Modelet C-Class në ofertë janë të pajisura me motorë të rinj 200 diesel, të cilët gjernerojnë më shumë fuqi, janë më efikasë dhe janë më miqësor me mjedisin.

Konsumi i karburantit është reduktuar ndjeshëm dhe C 200 d konsumon në vetëm 4,5-4,1 litra/100 km. Interiori i C-Class të ri është rinovuar tërësisht dhe përfshin materiale të cilësisë superiore, saktësi precize të përpunimit të materialeve dhe shumë elementë të tjerë, të japin një ndjesi fantastike, të njëjtë me atë të modeleve S-Class. Hapësira e bollshme është një tregues i luksit modern në modelet C-Class. Arkitektura sportive është adoptuar me mjeshtëri me pamjen e re të panelit; butonë me prekje dhe timon i ri i rikonceptuar totalisht, paneli tërësisht digjital dhe ekranë më të mëdhenj, përfshirë dhe sistemin multimedial të gjeneratës së më të fundit dhe shumë risi të tjera…

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0