Nga dita e sotme do të fillojnë të zbatohen masat më të mëdha lehtësuese që nga shpërthimi i pandemisë së coronavirusit në vendin tonë.
Në qytetet, që janë zona të gjelbra do të hiqen të gjitha kufizimet e fashave të orareve, ndërsa në zonat e kuqe, lëvizja është zgjeruar deri në orën 21:00.
Krahas kësaj, nga sot janë hequr në të gjithë vendin autorizimet për lëvizjen e këmbësorëve apo automjeteve gjatë javës, ndërsa fundjava do të jetë përsëri pa makina. E vetmja gjë që nuk ka ndryshuar nga java e shkuar është ndalimi i hyrje-daljeve nga zonat e kuqe.
Lexoni: Panairi i Parë Virtual: Studio, Puno dhe Jeto në Kanda
E hëna e sotme sjell edhe rihapjen e të gjitha bizneseve në vend, duke përjashtuar qendrat argëtuese, palestrat dhe transportin publik.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto