Trajnimi multidimensional për Ekspert Imobiliar & E-Pronat

Trajnimi multidimensional për Ekspert Imobiliar dhe E-Pronat


Trajnimi multidimensional tre mujor për Ekspert Imobiliar & E-Pronat, nga GEA-Global Entrepreneurship Academy, zhvillohet në 11 Prill 2020 deri më 4 Korrik 2020 me anë të platformës online  Zoom Meeting me 50% zbritje.

Trajnimi është i konceptuar mbi tre shtylla kryesore, që janë metodat e sotme në shkollat profesionale amerikane dhe europiane dhe kurrikulat që do të përdoren do të jenë kurrikula akademike të përditësuara. Përgjatë këtij trajnimi do të bëhen analiza profesionale të të gjithë tregut imobiliar shqiptar. Literatura që do të përdoret do të jetë amerikane. Trajnimi do të zhvillohet dy herë në javë, përkatësisht në ditën e shtunë dhe atë të dielë ora 18:00.

Pas trajnimit pjesëmarrësit do të pajisen me çertifikatë.

Ky trajnim multidimensional do të eksplorojë dhe shterojë këto fusha dhe disiplina:

  1. Analiza e detajuar e tregut imobiliar shqiptar dhe tendencave të tij
  2. Sipërmarrja në tregun e pasurive të patundshme
  3. Vlerësimi i pasurive të patundshme
  4.  Regjistrimi i pasurive të patundshme
  5. Marrëdhëniet ligjore në rastin e trashëgimisë dhe transaksioneve të pronave
  6. Strategji marketingu dhe marketingu online për të maksimizuar transaksionet imobiliare
  7. Si funksionon sipërmarrja imobiliare në shtetet e Amerikës Veriore
  8. Trajnimi i aftësive shitëse të pronave të patundshme
  9. Si zhvillohet një sipërmarrje online në fushën e pasurive të patundshme, strategjitë dixhitale, mënyrat e përdorimit të tools-ave.

Të gjitha ata që do të mbarojnë këtë degë multidimesionale të imobiliares, do të përvetësojnë të gjitha njohuritë profesionale  në tregun e pasurive të patundshme.

  • Do të marrin të gjitha njohuritë profesionale për regjistrimin e pasurive të patundshme, për format ligjore të tjetërsimit të saj, e dhënë kjo nëpërmjet case studies konkrete.
  • Të gjitha format dhe pasojat ligjore që burojnë nga marrëdhëniet e pronave
  • Strategjitë e marketingut dhe strategjitë e komunikimit dixhital
  • Vlerësimi i pasurive të patundshme me metodologji të përditësuar
  • Aftësitë shitëse do të sillen nëpërmjet analizave të tregut të Amerikës Veriore dhe atij shqiptar
  • Si zhvillohet online sipërmarrja e pronave të patundshme dhe shpjegimi në mënyrë interaktive i përdorimit të tools-ave.

Trajnerët do të jenë: Profesorë të njohur të fushës, por që kanë edhe eksperienca në sipërmarrje dhe janë të shkolluar ose trajnuar në vendet perëndimore, noterë, avokatë, gjykatës, arkitektë, vlerësues pasurish të paluajteshme, folës të njohur dhe motivues, sipërmarrës të njohur imobiliar, menaxher Senjor Marketingu dhe Shitjesh.

Kushtet e Regjistrimit: Secili nga kandidatët që ka mbaruar shkollën e mesme dhe është mbi 18 vjeç, ka diplomë Bachelor apo ka mbaruar Master Shkencor, pas realizimit të një interviste, është një kandidat i mundshëm për ta kryer këtë trajnim multidimensional.

Tarifa: Nga pagesa normale prej 400 euro, tashmë ky trajnim online do të ofrohet me 50% të çmimit, pra 200 euro. Pjesëmarrësit në trajnim, do të kryejnë vetëm pagesën e regjistrimit prej 100 euro dhe pjesa tjetër prej 100 euro, paguhet gjatë muajit qershor. Çdokujt, që nuk i plotësohen pritshmëritë, që në seancën e parë ka të drejtën e tërheqjes së pagesës mbrapsht.

Për më shumë info kontaktoni në adresat dhe numrin e mëposhtëm:

Faqen zyrtare në Facebook

Email: info@academyentrepreneurship.com

Website: http://academyentrepreneurship.com/

Mund të dërgoni sms në +355 69 2020558.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0