Pas disa ditësh rënie, numri i të infektuarve me Covid është rritur duke shkuar në 17 raste të reja për 24 orët e fundit. Përfaqësuesit zyrtarë thonë se u testuan 270 persona të dyshuar me Covid-19.
Sipas tyre, “Situata epidemiologjike po monitorohet me kujdes nga të gjitha strukturat e shëndetësisë. Në këtë situatë të lehtësimit të masave është rritur vigjilenca për gjurmimin dhe identifikimin në kohë të rasteve të dyshuara me Covid-19”.
Mes 17 të infektuarve, 11 u përkasin kontakteve të mëparshme, gjashtë raste të tjera po hetohen në terren. Nga rastet e reja 9 i përkasin Tiranës, 5 Krujës, dhe tre në Kamëz, vatër familjare.
Nga fillimi i epidemisë, në të gjithë vendin, janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 820 qytetarë dhe aktualisht 70 % e tyre janë shëruar.
Në të gjithë vendin aktualisht janë 219 persona aktivë me COVID19.
Në dy spitalet COVID, në spitalin infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” gjendja paraqitet e qëndrueshme. Aktualisht janë të shtruar 38 pacientë dhe vetëm 8 prej tyre janë në terapi intensive.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto