

Pika e ktheses
1,200.00L
Ky është një libër tej mase i vlefshëm për të kuptuar epidemitë sociale, dhe si i tillë vlen shumë për të gjithë ata që punojnë kryesisht në botën e marketingut, shitjeve, por edhe në politikë e më gjerë. Përmes shembujve praktikë që janë marrë nga shumë fusha analizohen me një mendjekthejlltësi këto histori aventurash intelektuale. Gjithmonë ka një moment kthese kur gjërat marrim për mirë apo për keq, – dhe kapjen e këtij momenti e rrëfen mjeshtrisht autori i këtij libri. Njohjet e thelluara në fushat e sociologjisë dhe psikologjisë, përvoja si gazetar por edhe mprehtësia në analizat, e kanë shndërruar librin “Pika e kthesës” në një bestseller absolut kudo ku është botuar
Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar.
Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes.
Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme.
Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.
Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia, klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …



