Ekuilibri i jetës

Ekuilibri i jetës


Nga Arlinda Çausholli, gazetare, publiciste

I kisha ngulur sytë brumit të picës që hapej me shpejtësinë e lëvizjes së ajrit ndërsa rrotullohej në gishtërinjtë e djaloshit që e kishte ndalur vështrimin diku. Pica hidhej lart, zbriste poshtë….hapej…..hapej…..kaloi për një çast pas kurrizit të tij, ku e priste dora tjetër që e ndihmoi të shkonte lart prapë, dhe e hapi më tej….Në fytyrë i kishte rënë disi pluhuri i miellit, por e bardha i shkonte.

Lexo: Ministria e Shëndetësisë: Shkollat qëndrojnë të mbyllura deri në përfundim të gjendjes së epidemisë

Këta jemi ne…..Biem poshtë, ngrihemi, fluturojmë, rrotullohemi, diku bëhemi më të ndjeshëm, diku bëhemi më të ngurtë e diku na hapet një zbrazëti që nuk mbyllet më. Por mënjanë vështirësive të shumta që na jepen pa kursim nga shoqëria ku jetojmë, sepse vendin e kemi të bukur, besoj fort se kemi më shumë gjëra që na bashkojnë, sesa na ndajnë.

Kam takuar më shumë se njëqind njerëz këtë vit. E kisha programuar më saktë, t’i takoj. Njerëz me profesione të ndryshme, mosha të ndryshme, me aftësi të ndryshme, me mendje të ndryshme, me pasione, me ëndrra, me dëshira të fshehura, me të thëna dhe të pathëna. Njerëz të bukur, megjithëse në dukje të padepërtueshëm, ca në prag pesimizmi, ca në prag gëzimi, ca të mbijetuar nga sëmundjet, ca të rilindur nga ndjesia e mrekullueshme e të bërit prindër për herë të parë, ca me pasionin e fjalës, ca me pasionin e natyrës, sportit apo librave.

Pavarësisht se mund të përplasemi përditë me ngjarje të stisura vrullshëm nga një kategori që nuk përfaqëson një vend të tërë dhe që mund të ndikojë në gjallërinë e një dite të re, pjesa dërrmuese e jona zgjohet në mëngjes me dëshirën për të jetuar qetë, për të parë fëmijët të rriten të shëndetshëm dhe të arrirë, për të punuar dhe për të lënë gjurmë të mira, me dëshirën për të kontribuar për shoqërinë dhe për të qenë të guximshëm ndaj ndryshimeve.

Lexo: Të mbash shpinën drejt. Ja përse është e rëndësishme për shëndetin.

Lum ai që ka kurajon të përplaset andej-këtej si brumi i fillimit të këtyre rrjeshtave dhe të hapë mendjen, ta dashurojë të mirën dhe ta flasë me zë të lartë. Me zërin më të lartë që ka. Duhet të ndjehet i fortë. Forca krijon ekuilibër. Ekuilibri i mbijeton çdo lëvizjeje të furishme, si ajo e picës që po shihja unë…. U bë njësh me hapësirën, por kthimi në duart që e lëshuan ishte pambarimisht i sigurtë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0