Qeveria do të marrë borxh të hënën 120 milionë euro - Business Magazine Albania

Qeveria do të marrë borxh të hënën 120 milionë euro


Në kohën kur i duhet të injektojë para në ekonominë e vendit, Qeveria Shqiptare do të marrë një borxh shtesë prej 120 milionë euro. Banka e Shqipërisë ka bërë të ditur se në ankandin e radhës do të emetojë një obligacion me vlerë 120 milionë euro. Obligacioni me afat maturimi 2 vjet emetohet për llogari të qeverisë shqiptare e cila.

Ankandi është parashikuar të mbahet të Hënën, 6 Prill me kupon indikativ 1.8%. Ky është ankand jashtë radhe  i paparashkikuar në kalendarin e ankandeve që BSH publikon që në fillim të vitit. Por, është një ankand i pritshëm në kushtet e emergjencës.

Vlera e kësaj radhe është më e larta e emetuar ndonjëherë nga BSH për obligacionet në euro. Obligacionet e mëparshme u emetuan në vitin 2017 me një vlerë prej rreth 45 milionë euro, me një kupon shumë më të ulët indikativ prej vetëm 0.7%.

Lexo: Gjysma e investimeve për rindëritmin do të merret borxh. 200 mln dollarë investime

Deri më tani kryeministri ka bërë të ditur disa masa mbështetëse përsa i përket pagesës së papunësisë dhe pagesës së pagës minimale për punonjësit e sipërmarrjeve të vogla, ndërsa të gjitha shoqatat e biznesit, përfshirë edhe ato të sportit dhe medias, kanë parashtruar kërkesat e tyre për mbështetje financiare në këto kushte të pazakonta.

Ndërkohë sipërmarrje në fushën e shërbimeve, por edhe prodhimit kanë nisur të pushojnë punonjës nga puna.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0