Qendrat urbane po bëhen gati të na mirëpresin nesër. Fondi Shqiptar i Zhvillimit po përmbyll disa projekte - Business Magazine Albania

Qendrat urbane po bëhen gati të na mirëpresin nesër. Fondi Shqiptar i Zhvillimit po përmbyll disa projekte


Na mungojnë shëtitjet buzëmbrëmje në kalldrëm apo pazari i qytetit e kafenetë ku “mbledhjet e mëngjesit” na jepnin ritmin e ditës. Por, ndërsa me distancën sociale, teksa përshëndetemi nga larg po ndërtojmë “mburojën” për veten dhe familjen tonë, sheshet e qendrat historike po bëhen gati të na mirëpresin në një formë edhe më të mirë. Fondi Shqiptar i Zhvillimit po përmbyll disa projekte të rëndësishme.

“Kur kjo situatë, sa paniku aq edhe përballje, të përfundojë, ne do të shihemi sërish, TË GJITHË, TË NESËRMEN ashtu zhurmshëm e plot jetë, në një Shqipëri të rindërtuar me hapësira të reja për të ndërvepruar”. Kjo është një prej deklaratave nga Richard Rogers – Arkitekt britanik, fitues çmimesh, i njohur për veprat e tij, përfshirë Qendrën Pompidou në Paris si dhe ndërtesën e Lloyd dhe Kubenë e Mijëvjeçarit në Londër. Në ditët e sotme sheshet dhe hapësirat publike të ndërtuara apo në proces e sipër janë “Agora” moderne, vendtakim mes brezash dhe qytetërimesh.

Secili prej nesh mund të ketë eksperiencën e tij personale kur viziton qendra urbane dhe qytete. Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka vijuar punën për rikonstruksionin e qendrave historike dhe hapsirave publike.

Ky është muaji i fundit i punimeve në qytetin e Roskovecit, me vëmendje të shtuar ndaj rikualifikimit urban dhe ndërtimit të qendrës së re. Me financim të Qeverisë Shqiptare ndërhyrjet synojnë të krijojnë ambiente rekreative dhe funksionale.

Sheshi nënkupton një pikë takimi, për të gjithë brezat. Punëtorët vijojnë të shtrojnë pllakat e gurta në sipërfaqet e mbetura dhe ndërkohë mund të vësh re “lëvizjet e paduruara” të fëmijëve, të cilët kanë një vend të ri për të luajtur. Hapësira e re për zotërinjtë e moshuar, të cilët lojën e dominosë e luajnë me të njëjtin nerv edhe pas kalimit të viteve. “Ja sheshi, ja mejdani”. Dhe mundësia që të shtosh ekonominë dhe biznesin, ku pas një kopështi për fëmijë, të hapësh dhe një kafene pasi pritet të shtohen lëvizjet, sidomos në pranverë.

Banorët e zonës dëshmojnë se më përpara ka patur disa depo të vjetra, papastërti, ndërsa situata ka ndryshuar tërësisht. “Kanalizimet janë bërë të mira, nuk përmbytemi më”, thonë ata.

Drejt përfundimit është edhe rikualifikimi urban i qendrës së Fierit dhe rehabilitimi i Lumit Gjanica, një ndër projektet më të mëdha të ndërmarra në këtë qytet vitet e fundit.

Lexo: Piramida, pas Pazarit të Ri. Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit sjell rinovimin  

Ky projekt synon të shndërrojë qendrën e Fierit dhe lumin Gjanica në zemrën e këtij qyteti. Sheshi qendror i qytetit është pika e takimit të pesë rrugëve të qytetit. Pas investimit të kryer për rehabilitimin e këtyre rrugëve, rikonceptimi i sheshit dhe i lumit Gjanica, përmbyllin objektivin për të ndryshuar rrënjësisht qendrën e qytetit jugor. Po punohet njëkohësisht edhe për rinovimin e fasadave të ndërtesave rreth sheshit

Pjesë e projekteve të Fondit Shqiptar të Zhvillimit, është edhe Liqeni i Shkodrës, më i madhi në Gadishullin e Ballkanit. Ai shtrihet në kufirin ndërmjet Shqipërisë dhe Malit të Zi. Ekosistemi i liqenit dhe zonat ujore ushqejnë faunën dhe florën e pasur dhe unike, duke e shndërruar atë në një qendër të rëndësishme biodiversiteti në Evropë. Pjesë e projektit për rikualifikimin e bregut perëndimor të liqenit të Shkodrës është edhe rikonstruksioni i sheshit të Shirokës, aktualisht drejt përfundimit.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0