Samsung bën një tjetër hap të rëndësishëm drejt burimeve të qëndrueshme me paketimet ekologjike prej kartoni. Samsung Electronics sot njoftoi se do të prezantojë një paketim të ri eko-miqësor në të gjithë portofolin e produkteve të tij të televizorëve Lifestyle, në përpjekje për të zvogëluar gjurmët e ndotjes së mjedisit.
‘Paketimi’ i ri i Samsung, i bërë nga kartoni i valëzuar eko-miqësor do të aplikohet në Serif, The Frame dhe Sero, duke i lejuar klientëve riciklim më të lehtë, si dhe ripërdorimin e kutive të kartonit për aktivitete kreative.
Samsung ka aplikuar një model matricë, në secilën anë të kutive të tij të kartonit, të valëzuar, eko-miqësore, duke i lejuar klientët të presin kutitë më lehtë dhe t’i mbledhin ato për përdorime të tjera të ndryshme, si tavolina të vogla ose shtëpi për kafshët shtëpiake.
Lexo: DPSHTRR njofton: Nga 14 prilli rihapen sportelet e Tiranës dhe Durrësit
Brenda paketimit është një manual për të udhëzuar klientët se si të bëjnë sende shtëpiake nga kutitë e kartonit, i cili mund të aksesohet duke skanuar kodin QR në kuti. Përdoruesit e Serif, që kanë tendencën të vendosin rafte dhe mobilje rreth televizorit, mund të ndërtojnë shtëpi për mace, rafte revistash, madje edhe rafte nga kutitë e kartonit për të ruajtur sendet shtëpiake dhe pajisjet elektronike, përfshirë telekomandën.
Në fillim të këtij viti, Samsung fitoi CES 2020 Innovation Awards për konceptin e tij të eko-paketimit për promovimin e përdorimit efikas të burimeve. Si pjesë të eko-paketimit të ri, Samsung dhe Dezeen, një revistë britanike mbi stilin e jetës, do të zhvillojnë një konkurs botëror për dizajn, duke filluar nga 6 Prilli, ku të dy kompanitë do t’i japin çmime dizajneve më unike dhe më praktike, dhe do t’i aplikojnë ato në manualet për eko-paketim.
Lexo: Si do të jetë e përditshmja me virusin Corona në Gjermani?
“Konsumatorët kanë më shumë gjasa të blejnë nga një markë, që ndan bazat dhe vlerat e ngjashme me ata, dhe me eko-paketimin tonë, ne besojmë se mund t’u sigurojmë klientëve tanë një përvojë të re që e konsideron mjedisin si një mënyrë të rëndësishme për t’u shprehur”, tha Kangwook Chun, Zv. President Ekzekutiv dhe Drejtor i Ekipit të Strategjisë së Produkteve të Departamentit Vizual në Samsung Electronics. Për më shumë informacion mbi kompeticionin e dizajnit, vizitoni website-in e Dezeen.
Samsung Electronics:
Samsung frymëzon botën dhe modelon të ardhmen me idetë dhe teknologjitë e tij transformuese. Kompania po ridimensionon botën e televizorëve, smartfonëve, pajisjeve që mbahen në trup, tabletëve, aparateve dixhitale, sistemeve të rrjetëzimit dhe memorieve, sistemeve LSI, zgjidhjeve teknologjikedhe LED. Për të rejat më të fundit, ju lutemi vizitoni faqen e risive më të fundit të Samsung.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.


