Lista e bizneseve që do të hapen prej 27 prillit

Lista e bizneseve që do të hapen prej 27 prillit


Kryeministri Edi Rama njoftoi se më 27 prill do të nisë faza e dytë e hapjes nga karantina për shkak të COVID-19.

Kreu i qeverisë, në një komunikim ‘live’ me publikun nga Facebook-u i tij, bëri me dije se lista e bizneseve, që do të mund të ushtrojnë aktivitetin e tyre do të publikohet sot në e-Albania, mënyrë që bizneset të njihen me protokollin e ri të rregullores që duhet të ndjekin.

“Në e-Albania do të publikohen sot aktivitete që do të hapen prej datës 27 prill. Dhe çdo aktivitet ka edhe kodin e vet përkatës me anë të të cilit do të monitorohet. Me këtë bllok të dytë ne rikthejmë në punë 27 589 punonjës të regjistruar në qendrën e punës”, deklaroi kryeministri.

Teksa lajmëroi hapjen e shërbimit taksi për javën që vjen Rama shtoi se ky shërbim ka protokollin e vet të veçantë që ka specifikën e vet, me vetëm një person brenda, diagonal me shoferin.

Bizneset që do të kenë mundësi të hapen prej 27 prillit janë:

  • Shitje të tjera me pakicë në dyqane jo të specializuara
  • Tregtia me pakicë e veshjeve në dyqane të specializuara
  • Shitje me pakicë të mallrave të tjera të reja në dyqane të specializuara
  • Aktiviteti i taksive
  • Tregtia me pakicë e tekstileve në dyqane të specializuara
  • Tregtia me pakicë e këpucëve dhe artikujve prej lëkure në dyqane të specializuara
  • Aktivitete te tjera p.k.t
  • Tregtia me pakicë e mobiljeve, pajisjeve të ndriçimit dhe artikujve shtëpiakë në dyqane të specializuara p.k.t
  • Tregtia me pakicë e luleve, bimëve, farave, plehëruesve, kafshëve të shtëpisë dhe ushqimit të tyre në dyqane të specializuara
  • Tregtia me pakicë e orëve dhe bizhuterive në dyqane të specializuara
  • Tregtia me pakicë e pajisjeve audio dhe video në dyqane të specializuar, regjistrimi i zërit dhe aktivitete të publikimit të muzikës
  • Tregtia me pakicë e qilimave, sixhadeve, veshjeve të mureve dhe dyshemeve në dyqane të specializuara
  • Tregtia me pakicë e lojërave dhe lodrave në dyqane të specializuara
  • Tregtia me pakicë e regjistruesve muzikorë dhe video në dyqane të specializuara
  • Tregtia me pakicë e pajisjeve sportive në dyqane të specializuara
  • Shitje me pakice e sistemeve te sigurise/ pajisjet e telekomunikacionit ne dyqane te specializuara.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0