Covid ka sjellë vështirësitë e veta. Përpjekjet dhe mundësia për të përballuar situatat janë të gjithanshme. Ndaj FED invest ka ndërmarrë disa hapa për zonat rurale, të cilat i mbështet financiarisht,
Janë vendosur masa të reja proaktive për të ruajtur shëndetin e antarësisë.
FED Invest ka hapur së fundi qëndrën ABA-Agro Biznes Asistencë abaonline një portal për fermerët. Lanҫimi i kësaj qendre dhe platformës respektive, lehtësojnë punë e fermerët. Ata mund të informohen dhe të aplikojnë nga telefoni mobile.
Qëndra ABA – Agro Biznes Asistencë u krijua me iniciativën dhe mbështetjen e FED invest dhe të projektit “Përfshirja financiare e fermave familjare në Shqipëri”, mbështetur nga Agjencia Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA). Objektivi është që fermerët të marrin asistencë dhe informacion për t’u bërë më konkurrues në treg. Platforma dhe ekspërtët e saj ofrojnë njohuri teknike dhe praktike për fermerët në fushën e bujqësisë e blegtorisë, promovimin e praktikave më të mira në bujqësi e blegtori, informacion të përditësuar për tregjet, çmimet, partnerët e biznesit, etj.
Lexo: 2 pyetjet më të zakonshme të financimit që bëjnë sipërmarrësit
Qëndra mundëson gjithashtu edhe trajnime, seminare, panaire. Platforma digjitale www.abaonline.al është aktive që prej fillimit të këtij viti, por në kushtet aktuale ajo mund të jetë edhe më e nevojshme.
FED invest, operoan në mbi 2000 fashatra në të gjithë vendin dhe fermerët mund të marrin shërbim në 63 degë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.