Zhvillimi i Qëndrueshëm Rural po vlerëson impaktin e COVID-19 tek strukturat akomoduese

Zhvillimi i Qëndrueshëm Rural po vlerëson impaktin e COVID-19 tek strukturat akomoduese


Duke qenë se turizmi është një nga sektorët më të goditur prej krizës së shkaktuar nga COVID-19, Sustainable Rural Development (SRD) – “Zhvillimi i Qëndrueshëm Rural”, program i implementuar nga GIZ, ka lançuar një pyetësor përmes të cilit synohet të kuptohet situata aktuale e strukturave akomoduese (hotel, bujtinë, bed & breakfast, apo agroturizëm) për të mundësuar më pas mbështetjen e tyre.

Strukturat akomoduese janë një hallkë tepër e rëndësishme e sektorit turistik shqiptar dhe ekipi i SRD-së është duke analizuar impaktin aktual të Covid-19 për të hartuar një plan mbështetës masash ndaj kësaj krize. Ndaj nëse jeni drejtues/e apo pronar/e i një biznesi hotelerie (hotel, bujtinë, bed & breakfast, apo agroturizëm) ju ftojmë të plotësoni pyetësorin duke klikuar këtu.

Si vazhdim i kësaj nisme, GIZ do të organizojë edhe një ose disa takime video-konferencë me bizneset e turizimit, për të adresuar më në detaje se çfarë shihet si prioritet dhe sesi GIZ mund t’ju vijë në ndihmë.

Sustainable Rural Development (SRD) – ‘Zhvillimi i Qëndrueshëm Rural’ është program i implementuar nga GIZ, i financuar nga BMZ (Ministria Federale Gjermane e Bashkëpunimit Ekonomik dhe Zhvillimit), me qëllim diversifikimin e ekonomisë rurale, veçanërisht zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit dhe rritjen e konkurrencës në sektorin e bujqësisë.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0