Kina vendos në përdorim “mjekët robotë” për të trajtuar koronavirusin

Kina vendos në përdorim “mjekët robotë” për të trajtuar koronavirusin


Koronavirusi ka alarmuar të gjithë botën. Edhe pse Kina është “njohur” me epideminë vdekjeprurëse që fundin e tetorit të vitit që lamë pas, në vendin tonë vetëm 6 rastet e para janë konfirmuar.

Lexo: Çfarë kanë urdhëruar drejtuesit e Microsoft, Google dhe Twitter

Ndërkaq, për të parandaluar virusin famëkeq, Kina ka marrë një mori masash, duke filluar nga dezinfektimi i rrugëve, objekteve, parave, si edhe masat e marra nga autoritetet për ndërtimin e spitaleve dhe zonave karantinore në kohë rekord. Ndërkohë Kina së fundmi ka hapur spitalin e saj të parë “inteligjent”.

Në këtë spital janë vendosur në dispozicion të pacientëve robotë 5G, të cilët ofrojnë kujdes shëndetësorë për ta gjatë gjithë ditës. Roboti i parë u lançua në spitalin “Wuchang” në Wuhan ( kujtojmë që Wuhan është konsideruar dhe si vendi i origjinës i koronavirusit të ri). Rrjeti i instaluar 5G në programacionin e robotit, grumbullojnë në mënyrë automatike, statistika dhe përditësime të gjendjes shëndetësore të pacientëve edhe nëse ndodhen në një distancë të largët.

Kjo risi teknologjike, është parë me sy të mirë dhe nga vetë mjekët, të cilëve si rezultat i zvogëlohet ngarkesa e punës, por gjithashtu ulet ndjeshëm mundësia e infektimit të tyre nga virusi.

Lexo: Instituti i Shëndetit Publik, 5 mënyra për të mbrojtur familjen tuaj nga Coronavirus

Sakaq, kujtojmë që deri më tani më shumë se 3,000 mijë punonjës mjekësorë në Wuhan kanë rezultuar të infektuar nga sëmundja vdekjeprurëse, shkruajnë mediat e huaja. Kujtojmë që deri më tani 4,003 persona kanë humbur jetën ndërsa më shumë se 114,000 mijë të tjerë janë konfirmuar të infektuar në të gjithë botën.

Burimi: Top Channel

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0