Qeveria e Kosovës ka vendosur për ndërprerjen e procesit mësimor në të gjitha shkollat e Kosovës për shkak të përhapjes së koronavirusit në vendet fqinje.
RTK raporton se në mbledhjen e jashtëzakonshme, qeveria ka vendosur që procesi mësimor të pezullohet deri në 27 mars 2020. Po ashtu është marrë vendim edhe për vetë-karantim të të gjithë personave që hyjnë në Kosovë nga vendet që është përhapur koronavirusi.
Sipas vendimit, “Përkeqësimi i situatës në Itali, Gjermani e Zvicër, raportimi për përhapje të koronavirusit në vendet fqinjë ka shkaktuar panik në vend. Në Kosovë akoma nuk kemi asnjë të konfirmuar më koronavirus. Por, pavarësisht kësaj komiteti në mbledhje e jashtëzakonshme ka vendos që të merren masa paraprake. Ndër këto masa janë: ndërprerja e procesit mësimor në të gjitha nivelet deri me 27 mars 2020. Pezullimi i linjave ajrore. Kontrolli kufitar në të gjitha pikat kufitarë. Vetëkarantim i detyruar i të gjithë qytetarëve të Kosovës që hyjnë nga vendet e prekura. Të gjitha aktivitetet publike do të zhvillohen të mbyllura pa praninë e publikut. Ndalohet veprimtaria e klubeve të natës, palestrave pas orës 19:00. Të gjitha institucionet privatë e publike të marrin masa me dezinfektim për parandalimin e virusit”.
Ja masat e aprovuara nga qeveria e Kosovës për parandalimin e koronavirusit.
1-Ndërprerja e procesit edukativo-arsimor dhe institucioneve arsimore publike dhe private në të gjitha nivelet deri më 27 Mars 2020.
2-Pezullohet përkohësisht linja e udhëtimit ajror dhe tokësor.
3-Kontroll i detyruar i udhëtarëve nga ekipe mjekësore në të gjitha hyrjet dhe daljet e Kosovës.
4-Vetëkarantim i detyruar për të gjithë qytetarët që hyjnë në Kosovë nga zonat epidemike me rrezik të lartë dhe të mesëm.
5-Aktivititetet publike dhe jo publike mund të zhvillohen të mbyllura pa praninë e publikut.
6-Të ndalohet veprimtaria e restoranteve, klubeve të natës, palestrave, pishinave pas orës 23:00.
7-Të ndalohet eksporti i pajisjeve, materialeve dhe medikamenteve mjekësore nga ana e operatorëve ekonomik dhe prodhuesve, përveç me Vendim të Qeverisë.
8-Të gjitha institucionet qeveritare, si dhe ndërmarrjet publike dhe private detyrohen të ndërmarrin masa për mbrojtje dhe dezinfektim në të gjitha institucionet sipas udhëzimeve nga Ministria e Shëndetësisë, të cilat kanë të bëjnë me masat e përforcuara higjienike.
9- Ndërmarrjet publike dhe kompanitë privatë që kryejnë transport publik të udhëtarëve, detyrohen të bëjnë dezinfektim të rregullt të mjeteve transportuese.
10- Ndalohet transporti i organizuar ndërkombëtar (autobus, minibus dhe të ngjashme) drejt vendeve me rrezik të lartë dhe anasjelltas.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto