Shqipëria shënon rritje në botë, në indeksin e lirisë ekonomike për vitin 2020

Shqipëria shënon rritje në botë, në indeksin e lirisë ekonomike për vitin 2020


 

Megjithë rënien në renditje, pikaverazhi i përgjithshëm është përmirësuar me 0.4%, kryesisht prej përmirësimit të disiplinës fiskale, ndërsa organizata komenton se rënia në renditje mund të reflektohet nga një performancë më e mirë e vendeve të tjera.

Shqipëria renditej e 30-ta mes 45 vendeve të rajonit të Evropës dhe pikaverazhi i saj i lirisë ekonomike mbetet nën mesataren rajonale, por mbi mesataren botërore.

Lexo: Shkon në 64 numri i të infektuarve në Shqipëri

Heritage Foundation komenton më tej se liria ekonomike në Shqipëri është në rritje graduale dhe pikaverazhi i vitit 2020 është i barabartë me më të lartën e arritur nga vendi, e cila u regjistrua në 2014. Ekonomia konsiderohet relativisht e lirë dhe vazhdon të regjistrojë një masë të mirë rritjeje të GDP.

“Qeveria ka bërë progres në vënien nën kontroll të defiçitit të buxhetit, në stabilizimin e defiçitit buxhetor dhe në krijimin e një mjedisi miqësor ndaj biznesit. Por, për të përmirësuar shanset e pranimit në BE, Shqipëria duhet të regjistrojë rritje të konsiderueshme në pikaverazhin e të drejtës së pronës, efektivitetin e gjyqësorit dhe integritetin e qeverisë”, thuhet në raport.

Mes pikave negative raporti thekson dobësinë e të drejtës së pronës në vend dhe procedurat e zgjatura e të vështira të regjistrimit të saj. Ekspertët shtojnë se sistemi gjyqësor mbetet i varur nga politika.

“Sistemi gjyqësor mbetet objekt i presionit politik, intimidimit dhe mangësisë së burimeve, edhe pse rihartimi i 1/3-ës së kushtetutës në 2016 ka kryer reformën më domethënëse në drejtësi që prej fundit të epokës komuniste”, thuhet në raport.

“Administrata publike mbetet e gjymtuar nga paaftësia dhe korrupsioni. Taksa më e lartë individuale mbi fitimin është është rreth 23%, ndërsa taksa e biznesit është 15%. Mes taksave të tjera përfshihen TVSH dhe taksa e trashëgimisë. Masa totale e taksave arrin në 25.7% të të ardhurave shtëpiake. Shpenzimet e qeverisë arritën në 29.1% të prodhimit të brendshëm bruto të vendit (GDP) në tre vitet e fundit, dhe mesatrja e defiçitit buxhetor është 1.6% e GDP. Borxhi publik është ekuivalent i 68.6% të GDP. Zbatimi i kontratave është lehtësuar por mbetet problematik. Po ashtu dhe punësia ka rënë vitet e fundit, por mbetet përsëri e lartë. Emigrimi jashtë vendit i krahut të kualifikuar të punës mbetet problem. Komisioni Evropian ka raportuar në 2019 se subvencinet shtetërore mbeten të ulëta, ndërsa mbështetja në rritje te partneritetet publik-privat rrit mundësinë për influencim të shtetit në tregje të caktuara”.

Lexo: Kina rihap restorantet dhe dyqanet, 70 mijë persona të shëruar nga 81 mijë të infektuar

“Megjithë njëfarë progresi në modernizimin e sistemit të investiemve në vend, ka kufizime për pronësinë e huaj të bizneseve. Sitemi financiar i vendit mbetet relatisht i qëndrueshëm. Sektori bankar është i qëndrueshëm, por masa e huava problametike është shtuar”, është komenti i Heritage Foundation për vendin tonë.

Burimi: Top Channel

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0