Sipas saj, në 24 orët e fundit janë testuar 32 persona të dyshuar, prej të cilëve u konfirmuan 5 raste të reja. 3 prej tyre janë shtetas italianë, që ndodhen aktualisht në Shqipëri, një 80 vjeçar dhe një 42-vjeçar nga Kavaja.
Deri në këto momente janë testuar 697 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 64 raste:
- Tiranë 45 qytetarë
• Durrës 5 qytetarë
• Lushnje 2 qytetarë
• Elbasan 2 qytetarë
• Fier 6 qytetarë
• Rrogozhinë 2 qytetarë
• Kavajë 2 qytetar
Janë shënuar deri tani dy raste humbje jete.
Në Spitalin Infektiv ndodhen 32 pacientë të shtruar. 3 pacientë janë në terapi intensive, asnjë prej tyre nuk është në respiracion të drejtuar. Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.
“Jemi duke vijuar me testimin e rasteve të dyshuara, si element i rëndësishëm për ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të infeksionit COVID-19. Sikundër ju është bërë me dije nga Ministrja e Shëndetësisë, Instituti i Shëndetit Publik, ka marrë një tjetër sasi të konsiderueshme të testeve diagnostike për COVID-19”, u tha në komunikimin e Ministrisë së Shëndetësisë.
Nga ana tjetër, për të siguruar suksesin e ndërprerjes së zinxhirit të transmetimit të infeksionit, qytetarët kanë një rol thelbësor.
Edhe një herë një lutje për qytetarët: Mos shkoni menjëherë në spital!
Telefononi 127 kur keni shenja të sëmundjes!
Pavarësisht masave të marra, e rëndësishme është izolimi social, masat e higjienës vetjake, që të frenojmë sa më shumë përhapjen e infeksionit. Mënyra më e mirë për të ndihmuar personelin shëndetësor dhe për të përballuar këtë situatë është që qytetarët të vijojnë të qëndrojnë në shtëpi.