Policia e shtetit autorizon qytetarët shqipatarë që të lëvizin me automjetin e tyre për në punë në rast se firma ku punojnë nuk ka transport. Për të marrë autorizimin ju duhet të regjistroheni KËTU:
Lexo: COVID-19, Humb jetën 43-vjeçari, shkon në 5 numri i viktimave
Njoftimi:
Përmes këtij vetëdeklarimi online, autorizoheni për të lëvizur për punë (vajtje-ardhje) me automjetin tuaj, për rastet kur nuk ka transport nga firma ku punoni, duke respektuar oraret: 05:00-08:00 dhe 12:00-13:00! Për mjetet 4+1, lejohen deri në 3 persona në mjet, ku personat duhet të pajisen me masat mbrojtëse të nevojshme (maska, doreza, dezinfektant), mjeti të dezinfektohet vazhdimisht, dritaret e mjetit të qëndrojnë pakëz hapur për të lejuar qarkullimin e ajrit!
Për motomjetet, lejohet vetëm 1 person, i cili duhet të jetë i pajisur me kaskë dhe maskë mbrojtëse! Shënim: Për lejimin e qarkullimit përtej orareve të sipërcituara, duhet autorizim i veçantë nga organet e Policisë së Shtetit!
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto