COVID-19, Humb jetën 43-vjeçari, shkon në  5 numri i viktimave

COVID-19, Humb jetën 43-vjeçari, shkon në  5 numri i viktimave


Mëngjesin e sotëm humbën jetën 2 persona të prekur nga koronavirusi, duke e çuar në 5 numrin e viktimave në Shqipëri.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, i sëmuri nga Kavaja, 43 vjeç, ndodhej në terapi intensive. Gjendja e tij u përkeqësia dje në mbrëmje, dhe ai u vendos në frymëmarrje të drejtuar me respirator por nuk mundi të mbijetojë.

Ai nuk vuante nga sëmundje të tjera, por ishte shumë mbi peshë.

Gjatë mëngjesit të sotëm ndërroi jetë edhe një pacient 61-vjeçar i shtruar në spitalin Infektiv, i konfirmuar me COVID-19, i cili ndodhej në terapi intensive.

61-vjeçari nga Tirana është vendosur në frymëmarrje të drejtuar (respirator) për disa orë, por pavarësisht përpjekjes së mjekëve, nuk ka mundur të mbijetojë. 61-vjeçari kishte sëmundje bashkëshoqëruese.

Në një njoftim të dytë nga Ministria e Shëndetësisë, u tha se pacienti 61- vjeçar pësoi vdekje klinike, por është ende në spital.

Mbrëmjen e djeshme ndërroi jetë një 71-vjeçar, nga Kuçova, i cili para se të prekej nga virusi, vuante edhe nga disa sëmundje të tjera.

Lexoni: Koronavirus, Conte: Na presin javë shumë të vështira

Sipas autoriteteve shëndetësore i moshuari vdiq nga një ndërlikim i menjëhershëm në zemër ndërsa vuante nga: kancer në mushkëri, diabeti, fibrilacion arterial dhe hipertension.

Numri i rasteve me të infektuar nga Covid-19 në Shqipëri është 89, prej të cilëve 5 kanë vdekur dhe 3 të tjerë kanë mundur të shërohen.

Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 3 persona.

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0