BE harton draftin për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

BE harton draftin për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut


 BRUKSEL- Bashkimi Evropian do të çelë negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, sipas një projektvendimi unanim të 27 vendeve anëtare të bllokut, i cili është parë nga Reuters të hënën dhe pritet të përfundojë këtë javë.

Të dy vendet e Ballkanit Perëndimor kishin filluar të humbisnin shpresat vitet e fundit, pasi Franca dhe Hollanda  janë treguar skeptike në lidhje me rekordet e tyre mbi demokracinë dhe luftën ndaj korrupsionit, nga frika e pranimit të anëtarëve të  rinj në një kohë kur kohezioni i bllokut është dëmtuar tashmë nga Brexit.

Por Parisi dhe Haga kanë lehtësuar kundërshtimet e tyre javët e fundit, pavarësisht shpërthimit të virusit Corona në Evropë, i cili erdhi nga Kina. Greqia nuk ishte ende në bord para fundjavës, për të marrë vendimin, i cili kërkon unanimitet të të gjithë anëtarëve të BE.

Lexoni: Impakti i karantinës, çfarë mund të bëjmë

Burime diplomatike thanë se Athina ka dhënë miratimin e saj pasi drafti i fundit përfshinte një gjuhë më të fortë për mbrojtjen e pakicave kombëtare në Shqipëri.

Nëse asnjë vend nuk kundërshton, vendimi pritet të miratohet zyrtarisht në mes të javës, shtuan burimet.

Reuters

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0