Ministria e Jashtme ka njoftuar qytetarët shqiptarë që ndodhen në Rumani dhe Hungari se nuk do të penalizohen në rast se u ka mbaruar viza e tipit C. Por, qytetarët duhet të ndjekin disa procedura.
Lexo: Shpallet gjendja e fatkeqësisë natyrore në Shqipëri
Ministria, pas konsultimeve me autoritetet rumune, ka arritur në përfundimin se shtetasit shqiptarë, të detyruar të qëndrojnë në Rumani, për shkak të kufizimeve, përtej periudhës së lejuar prej 90 ditësh apo ata që do t’u skadojë viza në këtë periudhë, duhet t’i drejtohen Inspektoriatit të Përgjithshëm
për Migracionin pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme. Kontaktet i gjeni KËTU:
Ndërkohë, qytetarët, të cilëve u skadon Leja e Qëndrimit gjatë kësaj periudhe, duhet ta rinovojnë atë online KËTU, ose t’u drejtohen zyrave të Inspektoratit të Përgjithshëm për Migracionin në qytetin ku jetojnë. Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim për rinovim gjendet KËTU
Ministria informon edhe qytetarët që ndodhen në Hungari, me një vizë të vlefshme apo që e kanë të pamundur të largohen nga zona Schengen brenda periudhës 90 ditore, për shkak të rrethanave që nuk varen nga ata, mund të aplikojnë për zgjatjen e vizës së tipit C pranë autoriteteve hungareze.
Qytetarët shqiptarë, të cilëve tashmë u ka skaduar viza dhe që e kanë pasur të pamundur të udhëtojnë jashtë vendit për shkak të kufizimeve, mund të paraqesin kërkesën e tyre për zgjatjen e vizës pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë për të Huajt në Hungari.
Lexo: Bashkimi Europian i akordon Shqipërisë 50 milionë euro për luftën kundër Covid-19
Ju mund të kontaktoni me autoritetet hungareze KËTU, si dhe të informoheni në lidhje me pandeminë e koronavirusit KËTU dhe si ndikon kjo situatë në procedurat e zgjatjes së qëndrimit KËTU.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.