COVID-19, Rakacolli: Java që vjen do të jetë vendimtare për Shqipërinë

COVID-19, Rakacolli: Java që vjen do të jetë vendimtare për Shqipërinë


Javën që vjen do të shihet nëse masat ndaluese të distancimit social dhe izolimit kanë dhënë efekt në ndalimin e përhapjes së koronavirusit. Kështu deklaroi zv/ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli në emisionin “Kjo Javë” në News 24.

Java që po lëmë pas na tregoi atë që ndodhi, pra shtim të rasteve në fillim të javës. Pra, kush e mori virusin i zhvilloi shenjat, pasi u vendosën masat, u pengua mundësia e transmetimit. Ata, që e kanë marrë dhe janë brenda do kenë shenja në 14 ditët e ardhshme”,- tha ajo.

Lexoni: EU for Innovation, Ndërhyrje për krizat e Startup-eve në Shqipëri

“Personat e shëruar deri më tani nuk kanë qenë në reanimacion, as në respirator”, tha zv/ministrja.  Ajo paralajmëroi se personat me sëmundje kronike si diabeti, apo sëmundje të mushkërisë, preken më rëndë nga virusi se sa një person, që nuk i ka këto sëmundje.

Rakacolli shtoi se mjekët në Shqipëri kanë në dispozicion të gjitha medikamentet, që nevojiten për përballimin e pandemisë.

“Një medikament që të luftojë tëresisht koronavirusin nuk ka, por përdoren disa medikamente që neutralizojnë substancat që lëshon në trup ky virus”, tha zonja Rakacolli.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0