Ai e fillon letrën e tij kështu:
“Sa shkatërrues kanë qenë këto dy muaj për të gjithë ne! Si shumë prej jush, unë zgjohem çdo ditë i distancuar nga miqtë dhe bashkëpuntorët, duke pyetur veten se çfarë po ndodh me botën. Ndërsa shoh lajmet çdo ditë, zemra ime është me të gjitha vendet, komunitetet dhe familjet që janë duke u mbingarkuar nga shkalla dhe ndikimi i kësaj krize.
Në mes të gjithë kësaj, industria globale e udhëtimeve është ndalur. Linjat ajrore nuk punojnë dhe kufijtë janë të mbyllur. Shumica prej nesh, përfshirë mysafirët tanë të Airbnb, jemi në izolim. Udhëtimi, siç e dimë është pothuajse i pamundur. Më 11 Mars, kur Organizata Botërore e Shëndetësisë shpalli pandeminë, ne u përballëm me një dilemë.
Nëse duhet të vazhdonim aktivitetin tonë, duke lejuar njerëzit të shkonin nëpër shtëpitë mikpritësë të hosts apo jo. Vendosëm t’i lejonim njerëzit të anulonin rezervimet, që kishin bërë duke iu rimbursuar të gjithë tarifën. Ju lutem, duhet ta dini se ky nuk ishte një vendim biznesi, ishte një vendim bazuar në mbrojtjen e shëndetit publik. Shumë prej jush po përballen me vështirësi dhe ato që ju nevojiten janë veprime nga ne për t’iu ndihmuar, jo vetëm fjalë”.
Brian Chesky ndan me hosts e Airbnb disa veprime, që po ndërmarrin për t’i ndihmuar ata në këtë kohë krize.
“Ne po krijojmë një fond ndihme prej 10 milionë dollarësh për Superhost. Ky fond është projektuar për Superhosts, që marrin me qira shtëpinë e tyre dhe kanë nevojë për ndihmë për të paguar qiranë ose hipotekën e tyre”, shkruan ai.
Duke filluar nga prilli, hosts mund të aplikojnë për grante deri në 5,000 dollarë, që nuk është nevoja t’i kthejnë më mbrapsht. Gjithashtu, Airbnb, po bashkëpunon me mysafirët, të cilët janë të kënaqur nga shërbimi, që kanë marrë dhe do të ndihmojnë pronarët e shtëpive financiarisht. Ekipi po punon edhe me ekspertë dhe epidemiologë, për të ofruar standarde pastërtie në shtëpitë, që përdoren për Airbnb.
CEO i Airbnb, i konsideron hosts si partnerë të biznesit.
“Besimi është themeli i një partneriteti dhe është ndërtuar me kalimin e kohës. Ne e dimë që kemi ende punë për të bërë, për të forcuar besimin tuaj. Por kjo është përparësia jonë dhe ne jemi të përkushtuar për të. Kur të rikthehen udhëtimet (do të rikthehen), ne do të mirëpresim miliona mysafirë sërish, së bashku”.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.