Pavarësisht nga titulli apo industria, shumica prej nesh mund të ekspozohen në media në mënyrë që të zhvillojnë bizneset e tyre. Prania mediatike ndërton besueshmëri, rrit ekspozimin tuaj dhe shton vlerësimin për markën tuaj, sigurisht nëse prezantoheni pozitivisht.
Kush nuk do t’i donte këto përfitime? Për ata që kërkojnë më shumë shikueshmëri dhe ekspozim, ekzistojnë tre mënyra të thjeshta, të sigurta për ofruar mundësinë që të lartësoheni ndaj konkurrencës:
Lexo: Kush është Plani i Biznesit që gjithmonë funksionon
- Shkruani një artikull
Shkrimi i një artikulli është një mënyrë e shkëlqyer prezantimi për një sipërmarrës. duhet të ekspozoheni duke mbajtur nën kontroll edhe mesazhin që do të jepni. Tema e artikullit mund të ketë të bëjë me një prirje të industrisë ose histori lajmesh, të ofrojë një qasje të re, ose të parashtrojë një perspektivë të freskët për një problem. Referojuni autorëve të librave më të lexuar si:
Mendoni dhe rrituni të pasur
7 zakonet e njerëzve me shumë efektivitet
5 gjuhët e dashurisë
Sigurohuni që të jepni informacione që ndihmojnë audiencën tuaj. Mund të sqaroni gjithashtu një keqkuptim të madh në industri. Artikujt tuaj duhet të jenë informues, me fakte dhe të përfshijnë statistika përkatëse dhe shembuj konkretë. Mbylleni shkrimin me një ftesë për lexuesin.
- Qëndroni një burim eksperti
Të jeni një burim eksperti është fitimprurës: ju ndihmoni një gazetar, ndërsa shfaqni njohuritë dhe njohjet tuaja në fushën tuaj, në formën e citimit. Për histori mbi ngjarjet kryesore aktuale, lajmet në industrinë tuaj dhe tema të tjera, si praktikat më të mira të biznesit, gazetarët kërkojnë burime për të dhënë koment. Duke qenë një burim, do të rritet ndërgjegjësimi për ju dhe kompaninë tuaj. Përcaktoni se çfarë ekspertize keni, zhvillimi i pasurive të patundshme apo lehtësimi i borxhit dhe kontaktoni gazetarët përkatës që shkruajnë në lidhje me këtë temë për të ofruar komentet tuaja. Gjithmonë synoni të jenë të dobishëm, informues dhe kurrë të nxitur. Regjistrohuni si burim në faqet e ekspertëve.
Lexo: 5 Teknologji që biznesi juaj duhet t’i adaptojë menjëherë
- Vendosni kompaninë tuaj në qendër
Pavarësisht nëse drejtojmë një biznes të vogël apo të madh, ne të gjithë duam të dalim kundër konkurrencës, si opsioni superior. Ajo që e bën të ndryshme kompaninë tuaj mund të jetë tregimi juaj, një aspekt unik i shërbimit tuaj, ose një produkt i ri. Nëse nuk mendoni se sfondi juaj është i rëndësishëm, shumica e sipërmarrësve kanë një histori të shkëlqyer për të treguar. Gazetat lokale dhe lajmet në internet, që botojnë profile të banorëve dhe të biznesit janë një mundësi shumë e mirë, për të filluar e për të ndarë të rejat më interesante për firmën tuaj.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.