5 Teknologji që biznesi juaj duhet t’i adaptojë menjëherë - Business Magazine Albania

5 Teknologji që biznesi juaj duhet t’i adaptojë menjëherë


Teknologjia e biznesit është gjithmonë në ndryshim dhe nëqoftëse ju nuk bëni më të mirën tuaj për të qëndruar përpara konkurrentëve, ju mund t’a gjeni veten duke luajtur një lojë shumë të rrezikshme. Realizimi i proceseve të biznesit në mënyrë automatike si dhe inkorporimi i metodave të reja të pagesës dhe shërbimit ndaj klientit janë të rëndësishme për të qëndruar konkurrues si një shitës me pakicë dhe punëdhënës. Klientët duan të blejnë nga bizneset që mund t’u përgjigjen nevojave të tyre shpejt ndërsa punonjësit duan të punojnë në një mjedis që është efikas dhe i sigurt.

Për të tërhequr punëtorë të talentuar dhe për të mbajtur klientët e interesuar, biznesi juaj duhet të përfshijë këto 5 teknologji të biznesit sa më shpejt të jetë e mundur.

1. Forma Dixhitale e Pagesës
Sipas një studimi të fundit nga Statista, pagesat nga smartphone-ët personal janë parashikuar të arrijnë 23.47 miliardë $ në vitin 2018. Nëse ju ende nuk jeni duke përdorur Apple Pay dhe Google Wallet, kjo duhet të jetë në krye të listës suaj të prioriteteve nëqoftëse ju doni që biznesi juaj të vazhdojë të rritet.

Përdorimi i pagesave dixhitale krijon një proces më të efektshëm dhe më të shpejtë se arka. Pavarësisht se ju mund të përjetoni disa vështirësi në adoptimin e formave të reja të pagesave, kjo gjë përforcon imazhin e biznesit tuaj duke e bërë të duket më i avancuar dhe modern.

2. Sigurimi i Informacionit
Rreth 15 milionë njerëz janë viktima të vjedhjes së identitetit çdo vit, shumica e të cilëve janë hakuar nëpërmjet formave të blerjes online. Vjedhjet e identitetit dhe krimi kibernetik janë padyshim në rritje dhe problemi do të vazhdojë të komplikohet. Rritja e sigurisë është përgjegjësi e biznesit tuaj për të siguruar të dhëna të mbrojtura të klientëve tuaj dhe të mbani të sigurt informacionin rreth pagesave.

Konsideroni punësimin e një konsulenti të sigurisë së të dhënave për të shqyrtuar faqen tuaj për shkelje të mundshme të sigurisë dhe kushtojini vëmendje të veçantë sigurisë së pagesave online dhe çdo të dhëne të konsumatorëve.

3. Punëtorët “e lëvizshëm”
Gjithnjë e më shumë persona janë duke punuar me kohë të plotë në një punë të largët (freelancing) që i mundëson atyre të punojnë nga shtëpia. Kjo është gjë shumë e mirë edhe për punëtorët, të cilët dëshirojnë të kenë një orar më fleksibël dhe për punëdhënësit të cilët mund të përdorin punonjësit e largët për të zgjidhur problemet e tyre në mungesë të kandidatëve të kualifikuar të punës.

Bizneset që duan të punësojnë talentin më të mirë duhet të marrin parasysh dhe punësimin e këtyre punonjësve të largët. Pavarësisht se kjo gjë mund t’ju duket e frikshme, të qëndrosh në kontakt dhe monitorimi i progresit të punës tani është më e lehtë se kurrë, në sajë të platformave të internetit.

4. Skedulimi automatik i takimeve
Bizneset që ofrojnë shërbime të pavarura, si zyrat e dentistëve, profesionistëve të kujdesit të pasurive apo sallonet janë duke kërkuar software për skedulimin e takimeve që lejon konsumatorët të planifikojnë takimet e tyre pa ndihmën e një të punësuari. Vendosja e këtij software-ve në faqen tuaj të internetit është e lehtë dhe do të modernizojë procesin e skedulimit, do të shtojë kohën e lirë për punonjësit administrativ dhe i jep mundësi konsumatorëve për të lënë një takim, pa marrë në telefon.

5. Shërbimi ndaj klientit në një “Live Chat”
Sigurimi i një shërbimi të shpejtë dhe efektiv është i rëndësishëm për suksesin e biznesit tuaj dhe teknologjia e bën të mundur këtë gjë për ju nëpërmjet një live chat. Shumë kompani janë përfshirë në live chat, duke përdorur punonjësit e largët pët të shmanguar përdorimin e call-center.

Për të shtuar një live chat për kujdesin ndaj klientit në faqen tuaj te internetit, ju duhet të instaloni një software për live chat. Ka disa opsione të lira si dhe shërbime me pagesë. Bëni një kërkim për të gjetur zgjidhjen më të mirë për biznesin tuaj.

Teknologjitë e biznesit janë gjithnjë në zhvillim dhe biznesi juaj duhet të ndjek këto ndryshime nëqoftëse ju dëshironi të qëndroni lart në industrinë tuaj. Ruaj kohë, para dhe fuqi punëtore, rekruto punonjësit më të mirë dhe mbani pranë klientët e rëndësishëm duke përfshirë këto 5 teknologji në biznesin tuaj TANI!

Burimi: huffingtonpost.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0