Krahas krizës shëndetësore, vjen edhe ajo ekonomike. Koronavirus pritet të frenojë rritjen ekonomike globale - Business Magazine Albania

Krahas krizës shëndetësore, vjen edhe ajo ekonomike. Koronavirus pritet të frenojë rritjen ekonomike globale


Aktiviteti prodhues në Kinë ka pësuar rënie, duke shënuar nivelin më të ulët të rritjes në pesë muajt e fundit, ndërkohë kërkesa për naftën është në vlera negative.

Ekonomia kineze në vitin 2019 ka siguruar rreth 33% të rritjes globale të ekonomisë, ndërsa SHBA vetëm 19% të saj. Ulja ekonomike e Kinës për shkak të koronavirusit do të ndikojë sigurisht edhe rritjen globale të ekonomisë, e cila në fillim të vitit parashikohen në 3%.

Analistët e tregjeve kanë ngritur shqetësimet e para për ndikimin global ekonomik të koronavirus.

Sipas agjencisë së vlerësimit Fitch, pasojat e para do të jenë në zhvlerësimin e shumë kompanive, kryesisht ato të lidhura me turizmin. Sipas Il Sole 24 Ore, por edhe Bloomberg, pasojat ekonomike rrezikojnë të jenë shumë më të gjëra e shqetësures në nivel global, krahasuar me pasojat e virusit Sars të vitit 2003. Atëherë, pesha e Kinës në rritjen ekonomike globale ishte vetëm 4%, sipas agjencisë së vlerësimit Dbrs –krahasuar me rreth 17% të Prodhimit të Brendshëm Bruto aktualisht. Edhe sipas kësaj agjensie, turizmi do të jetë sektori i parë me ulje. Ndaj, nevojitet edhe një reagim i duhur i bankave qëndrore  për të ofruar likuiditet e mbështetje financiare në treg.

Tregtia ka nisur ndërkohë të ketë një frenim të thelluar. Dyqanet kineze në mbarë botën raportojnë ulje të shitjeve dhe frenimi shfaqet edhe në porositë online të shitjeve.

Kjo emergjencë globale, tashmë e pranuar zyrtarisht nga Organizata Botërore e Shëndetësisë është shtrirë dukshëm edhe në ekonomi e po nxjerr në pah varësinë e madhe të prodhimit nga ky treg. Së fundi tregu italian dhe shumë vende të tjera të Europës, nisën të kërkojnë maska të prodhuara në vende alternative, pra jo në Kinë, por rezultoi e vështirë gjetja e furnizimit. Në Itali prej vitesh nuk prodhohen më maska mbrojtëse të shëndetit dhe furnizimi vinte nga Kina.

Shqetësime vijnë edhe nga raporti i Moody’s Analitycs, nga ku rezulton se treguesi mbi frekuencën e mundshme të falimentimeve globale është rritur nga 4,4% në 17 Janar në 4,84% në 29 Janar.

Ilsole24ore

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0